E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perdorimi i historise si ndenjese

Tri martesa te perziera ne diktaturen me te gjate ne Evrope. Tri intervista tronditese nga persona te perfshire ne organet hetimore dhe ligjore te diktatures. Divorc shqiptar leksioni i regjisores bullgare para se ta interpretosh historine tregoje njehere


Ka tre vjet qe qarkullon neper salla te mbyllura festivalesh neper Evrope dokumentari Divorc shqiptar Razvod po Albanski Bullgari 2007 66 i regjisores Adela Peeva por ne Shqiperi ne Tirane dje u shfaq. Pasojat e vitit 1961 pas denoncimit qe Hrushovi i beri krimeve te Stalinit dhe vendimi i Enver Hoxhes per tu ndare nga kampi social-komunist jane shtrati i ngjarjeve qe Peeva tregon nga diktatura me e gjate ne Evrope.


Nje nga gjerat dramatike qe ngjau ishte ndarja e cifteve te perziera burra shqiptare te shkolluar ne vendet e Lindjes me gra nga keto vende ndaj te cilave ra njefare hakmarrjeje kur u akuzuan ne nje ze per spiunazh dhe sabotazh.
Ky eshte divorci per te cilin flet Peeva dhe stili shqiptar qe nderton vete stilin e dokumentarit. Kesaj strukture regjisorja i jep ndricim maksimal.


Arsyet pse dy duhet pare ky film jane se paku dy. Profesionalizimi i Peeva-s per te shkuar tek burimet arkivore dhe njerezore. Edhe burimet njerezore ajo i shfrytezon njekohesisht.
Dokumentari tregon rastin e ciftit shqiptaro-polak denuar me vdekje.


Denimi u kthye ne 25 vjet burg per burrin Vasil Orgocka ndersa gruaja Barbara u lirua fale nderhyrjes se ambasades polake. Barbara kthehet ne Varshave por shendeti i saj mendor nuk ka kthim mbrapa per shkak te drogave qe ishin perdoror ndaj saj ne periudhen hetimore.


Rasti i dyte eshte historia e gruas ruse Voila Sharanova e denuar me 10 vjet burg. I shoqi shqiptar u divorcua prej saj per te treguar devotshmeri ndaj regjimit. Edhe i biri mjek pranoi publikisht ne nje mbledhje te rinise komuniste se e ema ishte armike e popullit dhe refuzoi ta takoje edhe pas lirimit te saj. Sot jeton ne Moske. Peeva e ka intervistuar atje sic ka intervistuar edhe te birin ne Tirane.
Rasti i trete eshte ajo ruse ai shqiptar qe pas burgut u bashkuan me femijet.


Pame dje tri intervista tronditese nga persona te perfshire ne organet hetimore dhe ligjore te diktatures. Nje oficer i Sigurimit ne sherbim per survejimin e te huajve nje hetuese qe i ka marre ne pyetje dhe qe sot drejton nje kompani private ne Tirane dhe prokurori qe ka mbrojtur akuzen ne te tre rastet.


Duhet te jete hera e pare qe ne ekran shfaqen tri portrete te ketij krahu qe pavaresisht pergjegjesise se larte per detyren dhe vetedijes se skane motiv te kerkojne kurrfare ndjese ata perbejne nje burm unikal qe guximi i Peeva-s i nxori ne publik. Mbi te gjitha i nxori nga pozicioni i njeanshem.


Kjo menyre te punuari nuk eshte investigim qe ka per qellim skandalin eshte nje kerkim rigoroz qe ka per qellim njohjen.


Adela Peeva 1947 autore e dokumentarit provokues Whose is this song 2003 jep me Divorc shqiptar nje leksion para se ta interpretosh historine tregoje njehere.


Prandaj nje dokumentar si ky nuk kishte te ngjare ta bente nje regjisor shqiptar. Guxim per te folur me historine ndonjehere mund te jete edhe nje gjest Ngritja e historise nga pozicioni i ndenjeses se ngrohte e me miza dheu - ndryshe postiqe - ku jane ulur dy breza te fundit shqiptaresh.


Intervista para premieres me Adela Peeva-n


Sonte shfaqet premiera keni ftuar ndonje nga personazhet


Kam ftuar persona nga grupi ate qe me ndihmuan te bej filmin. Nuk di nese do te vijne. Do doja qe te ishin ketu personazhet kryesore por ata jetojne ne Korce dhe nuk kishim mundesi financiare qe te vinin.

E kane pare dokumentarin ata
Po. U kam nisur nje kopje.


Si kane reaguar


Reagimet kane qene te ndryshme. Prisnin nje film te gjate. Jane disa histori si per shembull e burrit te quajtur Foto Proko qe nuk eshte perfshire. Kjo me duket pak delikate. Por kam bere nje pjese 25 minuta qe mund te ishte vazhdimi i kesaj historie por nuk ka ndonje TV te interesuar per nje cikel te tille.


Kur degjon ceshte ky film pergatitesh per dicka te gjate e te detajuar. Pastaj shikon Divorc shqiptar dhe sheh se ju keni koncentruar gjithcka ne 66 minuta keni shkuar drejt e ne teme.
Une tregoj histori dhe me pelqen te tregoj.


Nese i ve vetes qellim ta besh kete gje atehere duhet te kapesh fort pas historise qe do te tregosh. Kjo eshte e veshtire. Ne kete rast gjithe vemendja ime ka qene ndaj ketyre njerezve per ta per shkak te tyre dhe fale tyre.
Po ju cfare prisnit me shume

Rutinen e dokumentareve historike pak me shume histori te Shqiperise shpjegime akademike perse ndodhi kjo dhe ajo etj..


Ky film nuk eshte bere vetem per shqiptaret por mban parasysh gjithe njerezit kudo qe ndodhen sepse eshte e rendesishme qe ata qe nuk jetojne ne Shqiperi te kuptojne cfare ka ndodhur ketu.


Ajo qe une tregoj per historine e Shqiperise eshte e prere precize e qarte. Ndoshta per audiencen bullgare eshte disi me e lehte per te pare Divorcin shqiptar sepse ne kemi pasur pothuajse te njejtin regjim deri ne njefare kohe dhe audienca bullgare identifikohet me keto histori. Por shikuesit perendimor apo te tjereve me larg nesh duhet tua thuash sakte dhe qarte dhe cfare ka ndodhur dhe menjehere te perqendrohesh tek historite e ketyre njerezve. Ky nuk eshte film historik.


Ne intervisten tone te pare kur sapo kishit filluar punen ju premtuat edhe nje portret te Enver Hoxhes tek ky film. Ju e prezantuat ne pak filmime qe nuk i kemi pare. Nje lider tek ndez cigaren me shkathtesi dhe ulet me nje liber ne dore si te ishte nje studiues ne diten e zakonshme.


Filmimet e Enver Hoxhes mendoj se rrine mire me te teren me ate cfare po ndodhte asokohe. Enver Hoxha ishte burre shume i pashem dhe gjithnje jam perpjekur te gjeje foto ne arkiva ku duket kjo gje. Nje burre i pashem dhe i shkolluar edhe keta njerez per te cilet une flas ishin te pashem te shkolluar. Te dyja palet jane shqiptare. Keshtu qe pershtypja vizuale e ketij njeriu eshte e mire.


Personazhet e ketij filmi jane vertet te bukur kurse historia eshte e tmerrshme. Ky eshte shoku i pare. Pastaj ata reflektojne dhe sheh se si shpirti i tyre leviz.

Materiali arkivor jep pak nga marredhenia e turmes me udheheqesin.
Ky nuk ishte qellimi im. Nuk jam specialiste e historise se Shqiperise keshtu qe nuk
Une jam impresionuar nga arkivat.


Arkivat ruse kishin shume materiale per Shqiperine e asokohe deri ne gjashtedhjeten. Shume kronikane vinin nga BS per te filmuar ngjarje ne Shqiperi qe jane shume mire te filmuara. Kerkimi im ka qene vertet themelor. Kam udhetuar disa here ne Rusi per te gjetur ciftet me pas per materialet arkivore. Ka qene nje udhetim i gjate kerkimor. Te njejten gje kam bere ne Shqiperi.


Edhe disa filmime nga kongreset e partise duken te reja per publikun shqiptar.
shte e cuditshme kjo pune. Shikoni une sapo kam mbaruar filmin dokumentar per kryebashkiakun e Sofjes me 1934-1944.


Do ju pyesim pak me vone per Ivan Ivanovin.
Dua te them dicka. Ivan Ivanov kryebashkiaku qe modernizoi Sofjen eshte njeriu qe ndenji me gjate ne krye te bashkise se Sofjes dhe beri gjithcka per qytetin. Ishte shkolluar ne Gjermani dhe kur erdhi sistemi komunist u denua me burg. Pati jete dramatike. Filmi pati impakt ne shoqeri. Mora telefonata te kendshme dhe aspak te kendshme. Njera vinte nga Akademia Bullgare e Shkencave.


Ne film kisha frytezuar materiale arkivore per Ivanovin si anetar i kesaj akademie. Telefonata me pyeste A je e sigurt Ku i ke gjetur keto dokumente E pyeta kush jeni mu pergjigj une jam shefi i arkivave. I thashe o zot po ju jeni ulur mbi materialet qe tregoj ne dokumentarin tim.


Dokumentet qe kam shfrytezuar jane nga arkivat tuaja. Ndodh ndonjehere qe te ulemi mbi historine tone. thjesht i ulemi persiper. Ndoshta ngaqe jemi ambientuar me kete gje me historine tone themi e dime themi dime gjithcka.
Prandaj jam e impresionuar nga arkivat. Por kjo me kushton shume shume kohe duke pare ore te tera filmime.


Si i bindet tri karakteret oficerin e Sigurimit hetuesen dhe prokurorin
A i ka pyetur ndonje tjeter para meje keta njerez

....
Ata qe kane paguar me jeten e tyre a i ka pyetur njeri me pare Nese dikush ka shkuar dhe i ka pyetur dhe ata i kane refuzuar atehere i bie qe une te kem filmuar vertet dicka te jashtezakonshme. Por them se askush nuk ka vajtur ti pyese keta njerez.


Ishit e pergatitur qe prokurori Pandi Konomi te reagonte ne ate fare menyre para kameres suaj


Jo sepse kur folem i thashe se do te jete nje film per martesat e perziera por nuk i kisha thene per dokumentet qe kisha gjetur. Por nuk eshte kjo gje dhe aq e rendesishme dokumentet sekrete. Kam gjetur jo pak te tilla dhe kam marre kaq shume firma per kete pune.


Per ish prokurorin kjo ishte dicka e jashtezakonshme sepse jeta e tij dukej kaq hermetik. I tregova dokumentet mbi ceshtjet qe kishte mbuluar me qellim qe te komentonte materialet. Dhe ai reagoi ne ate menyre. E kam pyetur thjesht cfare ka ndodhur.


Te tre e dinin qe do ti filmoja. Ndoshta edhe ata kishin nevoje te tregonin ckish ndodhur. Une u gjenda aty jam nje degjuese e mire. Nuk doja qe historia te tregohej vetem nga njera ane. Ka kaq shume viktima ne bote dhe njerezit jane pak te lodhur. Keta njerez jane te jashtezakonshem kjo qe u ka ndodhur atyre nuk ka ndodhur kurre me pare ne historine e re te botes. Por duhet ti japesh mundesine edhe pales tjeter te tregoje historine e saj qe eshte pjese e historise.


Perse e intervistuat Ylli Hilen ne Hotel Dajti Vertet qe dekori eshte i mire krijon mister.
Ne fakt kam qendruar ne Hotel Dajti me stafin tim sepse ishte lire dhe ne qender te qytetit. Ka te ngjare qe kam qene nga te fundit qe ka ndenjur ne Hotel Dajti para se te mbyllej.


Hotel Dajti ka nje histori. Une aty kisha pothuajse zyren time takohesha me njerez organizoja gjithcka. Dajti u be shtepia ime. Por mi te gjitha Dajti eshte i lidhur me keto histori. Ne Poloni kam intervistuar nje diplomat polak qe ka treguar se si policia sekrete survejonte te huajt ne Hotel Dajti. Dhe ata e njihnin njeri-tjetrin. Te gjithe e dinin se kush do ta ndiqte njerin apo tjetrin. Dy makina kishte rrotull njera e Ambasades tjetra e policise sekrete. Aty takoheshin te gjithe. Jam e kenaqur qe e filmova aty Ylli Hilen...


E dine keta njerez qe filmi shfaqet sot ketu


Jo nuk e dine. Shpresoj qe kjo gje te mos perdoret politikisht cka nuk eshte ky qellimi i filmit.


Ndodh qe regjisori edhe ai i dokumentarit te jete shume i lidhur me nje nga personazhet. Duket se ju keni me teper afri me Voilen.
Ajo eshte e vecante.


Ajo thote jeta nuk eshte nje shetitje ne park..
Historia e saj eshte e pabesueshme. Te Voila sheh dinjitetin e njeriut qe ka mbijetuar permes gjerave te renda. Duket filozofe nuk ekziston tek ajo ndjenja e hakmarrjes. fare ka ndodhur ka ndodhur ka marre fund. Keto personazhe kane kuptuar se po tregoj nje histori tronditese jo per te spekuluar.
Zakonisht personazhet e dokumentarit jane te ndjeshem.


Montazhi eshte nje element i rendesishem ne kete dokumentar. Kur Vasili tregon historine e tij duket se ka perballe Pandi Konomin.
Sepse ata jane pjese e se teres. Jeta e Pandi Konomit smund te ndahet nga jeta e Vasilit. Kjo ka qene jeta jone ne kohen e komunizmit. Jemi produkte te sistemit smund te tregosh histori po ti ndash keto faqe njera nga tjetra edhe pse eshte vertet e dhimbshme.


fare ndjenit kur Ylli Hila akuzonte Barbaren se kishte qene vertet informatore per ruset se ishte qitese e shkelqyer etj..

Kjo eshte historia e tij dhe une nuk jam gjykatese. Une jam dokumentariste dhe dua te rrefej histori qe duken te pabesueshme per jeten tone. Konkluzionin le ta nxjerre publiku. Gjithcka qe kam gjetur e kam ne kete film. Simpatia ime shkon per Barbaren por kjo eshte histori me te dyja anet.


Keni perdorur shume fotot e vjetra. Historia e kopertines eshte njera nga ato.


E gjeta kete foto te Vasilit dhe kur e pashe u shokova. Fotoja ishte fshehur ne nje senduk e kish fshehur nena e Vasilit prandaj eshte ne kete gjendje. Jeta e tyre po ashtu u gris si kjo foto.

Pamje te vjetra nga Spaci nuk gjetet


Them se ajo qe ofron Spaci sot nepermjet rrefimit te Vasilit aty ne maje te kampit burg eshte boll e tmerrshme per te perfytyruar Spacin e dikurshem.


fare po beni tani

Disa gjera. Nje film per luften e dyte boterore bombardimin e Sofjes nga amerikanet. shte fjala per nje te ri nje pilot kamikaz edhe pse ne krahun nazist donte te shpetonte qytetin e tij nga ky bombardim. Ai shpertheu kunder avioneve amerikane dhe pas saj u be hero.


A jane djemte e keqinj vertet te keqinj dhe a jane te miret vertet te mire


Ju preferoni te sillni histori nga e shkuara dhe ti aktualizoni ato


Asnjehere nuk kam besuar se ne njerezit nuk kemi zgjidhje. Ne gjithnje e gjejme nje zgjidhje per gjerat sado te veshtira qofshin. Zakonisht thuhet ashtu ishin kohet por njeriu mban pergjegjesi per zgjedhjen qe ben.


Keta njerez qe u kam kushtuar dokumentarin ben zgjedhjen e tyre respekti im shkon per ta.
Po planifikoj dicka nje histori maqedonase qe serish lidhet me shqiptaret por jam akoma ne fillim te punes.


Me dokumentarin per Ivan Ivanov keni realizuar dhe nje dokufiction


Po kam realizuar disa xhirime. Ne vendin tim ka dokumentare me te mire se sa filma artistike. Jam e lumtur qe bej pjese tek kjo linje. Dokumentaristika eshte nje udhetim i gjate shpesh vihesh perballe zgjedhjeve te veshtira. Divorci shqiptar me mori 4 vjet.

Filmi artistik te jep me shume njohje por dokumentari... nuk di cte them. Pa te jeta do te ishte e merzitshme.

Do te shfaqet Divorci ne ndonje TV shqiptar


Shpresoj nese plotesohen disa kushte sepse eshte nje film qe kerkon disa kushte te vecanta. Jam e lumtur qe jam ketu. Ky festival nuk eshte politik. Ka te beje me te drejtat e njeriut me te cilat merret edhe Divorc shqiptar.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›