E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur shikon "Factory 2"

Nga Woclaw, Milena Selimi

Ne atelierin e madh te Woclaw-it, Wytwornia Filmow Fabularnych, Studio B ka nje pritje te jashtezakonshme. Kritike, aktore dhe spektatore te thjeshte jane ne radhen e madhe per te pare spektaklin me te madh te regjisorit Crystian Lupa, "Factory 2". Nje ftese nga organizatoret e Cmimit Evropian te Teatrit, beri te mundur qe edhe Shqiperia te jete prezent ne kete aktivitet te jashtezakonshem dhe te rendesishem per teatrin me ane te regjisorit dhe organizatorit te "Butrintit 2000" Alfred Bualioti dhe gazetares Milena Selimi, anetare e IATC-se shqiptare. Prej mese nje viti edhe vendi yne eshte anetare me te drejta te plota ne IATC (International Association of Theatre Critics), fale nje pune kembengulese te regjisorit Arben Kumbaro dhe disa gazetareve shqiptare, qe kontribuojne ne medien e shkruar dhe ate elektronike.

Ne pritjen e radhes, mes shume kritikeve nga e gjithe bota, qe nga New York times, Espresso. Figaro. Herald Tribune, etj. e kupton largesine e jashtezakonshme qe ka teatri dhe kritika shqiptare per te qene prezent. Qetesi perpara momentit, qe ndan realitetin nga teatri. Te gjithe te rendesishem dhe plot eksperience rreshtohen per te mos u trembur edhe nga oret e gjata (jashte cdo spektakli te krijuar me pare) qe duken ne horizont. Vetem pak minuta me ndajne nga nje nga shfaqjet me te diskutuara ne ambientet teatrore, por qe pa diskutim e ka kaluar momentin e habise. Regjisori Lupa eshte fituesi i Teatrit Evropian te vitit 2009. Ne hyrje te salles 1 000 vendeshe ndihet era e atelierit dhe celuloidit, ndersa ne fakt jemi duke shkuar ne cudine e radhes, qe quhet teater me emrin "Factory 2".

Nje dekor gri metalizato na afron me skenen, aspak e ngritur dhe shume afer spektatorit. Pastaj personazhet qe presin dhe shakatojne mes njeri-tjetrit. Ende nuk e kupton nese shfaqja ka nisur, apo jane provat e fundit para nisjes. Dialoge, te qeshura dhe jete si ne teater na afron me ate qe perben "Factory 2".

Nje batute si ne jete na ben te afrohemi me personazhet. Andy Warhol ( polaku Piotr Skiba) na njeh me rregullat e shfaqjes, qe jane klasikja: fikja e celularit dhe korrektesia gjate shfaqjes. Nje grup personash do te behen deshmitare ne tete ore spektakel te nje filmi qe pritet te xhirohet nga artisti Andy Warhol. Do xhirojne historite e tyre per t'i pasur ne nje dokumentar. Ata te gjithe na vijne me prane vetes fale historive te shkuara dhe historive aktuale. Ajo qe na ben te jemi te vemendshem eshte dramaturgjia. Nje ekran i madh realizon ambiguitetin e personazheve dhe lekundjet e hamendesimet e tyre. Salla eshte pa fjale. Pastaj batutat sjellin natyrshem afrimin e ngadalshem me ate qe ndodh ne skene. Crystian Lupa eshte nga regjisoret qe ze nje vend te vecante dhe unik ne dramaturgjine aktuale polake dhe me gjere, ne ate evropiane. Cfare e ben te rendesishem kete autor-regjisor? Kerkimi ne laboratorin e fshehte te personalitetit njerezor. Ajo qe shohim ne skene ne "Factory 2" eshte nje ri-dimensionimi i Dostojevskit, Musil, apo Bernhardt- do te thoshte kritiku polak Piotr Gruszczynski-eksperienca e nje teatri te pamundur. Nje teater qe sjell presionet mbi qenien njerezore dhe nje vazhdimesi fjalesh qe ndricojne veprimet, hetojne fatet njerezore, legjitimojne vrasjet dhe shpjegon pasionet. Ne Factory 2, Lupa eshte i bindur se duhen gjetur rruget e shprehjes se fjales per te shpjeguar me pas veprimet, se i duhet dhene rendesi fjales dhe duhet pasur besim tek personazhi ne perpjekjen e tij per t'iu afruar qenies se ekzistences, UNIT.

Ne pjesen e pare na prezantohen personazhe qe diskutojne per jeten dhe kerkojne te gjejne vendin e tyre si nga ana sociale, ashtu edhe nga ana biologjike. Figura te dyzuara si Ondin, Malanga, Holly, ne prirjet dhe tendencat seksuale e bejne me te peshtjelluar atmosferen. Nje Andy Warhol, i cili nuk di sesi ta shpjegoje nuditetin e tij, pasi sipas tij, nuk ka asnje arsye shpjegimi, i con personazhet e tjere ne nje kerkim te thelle dhe te pashmangshem te pasioneve seksuale, te vetes dhe te Artistit-Mit. Duket se gjithcka ndodh ne skene eshte brenda vetes se secilit: vetmia, pamundesia, moskuptimi, falja, dashuria, mosnjohja..te gjitha ndodhin ne atelierin e madh te Filmit ne Wroclaw. Spektatori i kualifikuar dhe ai i zakonshem arrin te qeshe me personazhet qe duan te behen aktore, qe duan te mitizojne nje figure kaq komplekse dhe te pakuptueshme si Warhol. Ai eshte i adhuruari, i paarritshmi, i pakuptuari. Ai eshte ARTI vete dhe arti eshte dicka qe mund te nise edhe nga nje fytyre njerezore qe i shfaqet kameres pa te fshehta. Thelbi i filozofise se Warhol-Lupes shkon drejt idese se kerkimit, ne shohim ate qe duam te shohim, por nuk kuptojme ate qe ndodh! Ne oret e gjata te spektaklit kupton se ky teater mund te ishte shume mire edhe si nje roman i jetes, me disa kapituj, qe e kane te veshtire te perfundojne shpejt. Per Lupen, ky lloj rrefimi eshte nevoje shpjegimi dhe kufiri i nje sfide. "Te vendosesh ne proven e romanit" kjo thenie e Kunderes eshte testi i Crystian Lupes. Jo thjesht per te treguar, por per te humbur. Moment pas momenti shohim sesi regjisori shkon drejt thelbit te mallkuar te qenies, drejt pjeseve te ndaluara dhe tabuve te vete personalitetit njerezor. Si nje psikoanalist i sakte, ai pret me bisturi cdo fije nervore, qe kelthet nga prekja me realitetin. Burre-grua, femer-mashkull, djale-nene, femer-femer duket se jane marredheniet me te rendesishme qe i duhen Lupes ne skenen e laboratorit te tij te kerkimit teatror. Mbetesh pa fjale dhe pafryme nga gjithcka qe ndodh aty, ne saktesine e fjales, veprimit, levizjes trupore, qe shpjegon dhe perpiqet te shkoje thelle ne vete qenien. Edie, Viva, Jackie, Nico, Candy jane te gjithe ne nje levizje te madhe rreth vetes dhe me veten. Ekzistenca e nje ekrani qe dublon figurat e personazheve, na sjell nje perdorim dytesor te figurave, nje second hand, te nje teatri dhe te nje jete qe kerkon nje vend te caktuar. Gjithcka nis nga vetvetja dhe gjithcka rijetohet. Per t'u ritakuar duhet te humbesh...dhe kjo kerkon kohe per Crystian Lupen. Kohen qe ndoshta nje teater tradicional do ta kishte te mjaftueshme per ta shpjeguar ne afatin prej dy oresh. Ne "Factory 2" koha rrjedh ngadale dhe shpejt, fale detajeve te jashtezakonshme te gjetjes, si nga ana e fjales, ashtu edhe nga menyra e perdorimit te objekteve. Perpiqemi te kuptojme ate qe ndodh aty, aktori i mrekullueshem Piotr Skiba jep provat e ketij penetrimi ne pjesen me te erret te psikikes njerezore, si nje individ i vetem perballe marredhenieve te jashtezakonshme qe ai tenton te sjelle kompleksitetin. Duartrokitjet e fundit jane vetem nje pjese e dukshme e asaj qe kemi pare dhe degjuar. Te tjerat mbeten padiskutim ne mendjen dhe laboratorin e Crystian Lupes, ne kerkimin e tij mbi teatrin dhe qenien njerezore.

Ne oren 24.00...ne perfundim te spektaklit qe zgjati tete ore ndihesh i palodhur. Ne avanskene personazhi Brigid, vazhdon biseden telefonike me Andy-n...teatri vazhdon....Wroclaw nuk fle naten. Ndertesat gotike te falin madheshtine e nje historie dhe tradite te hershme te ketij qyteti. Ndoshta prandaj nuk cuditesh se perse ka 13 teatro dhe afishe pafund qe nisin qe nga Makbeth dhe perfundojne tek Hamleti. Kane te drejte te krenohen. Vazhdojme pjesemarrjen ne kete aktivitet teatror te rendesishem evropian me pyetjen : Kemi pare nje eksperiment, apo nje realitet teatror? A mundet ky teater te kuptohet nga spektatori i zakonshem? Nje pyetje qe do te marre pergjigje nga vete regjisori polak Crystian Lupa, ne nje interviste ekskluzive per here te pare per nje gazetare shqiptare...

Factory 2

Eshte nje fantazi qe nuk mbeshtetet mbi fakte historike, por bazohet mbi improvizimet e artistit Andy Warhol, pikerisht njerezit e jetes se tij ose ata qe kontribuuan ne mitin e ekzistences se tij. Shfaqja i referohet si ngjarjeve, ashtu edhe vete personazheve dhe perben nje vazhdimesi te filozofise se artistit. "Factory 2" sjell fragmente nga "Filozofia Warhol nga A ne B dhe kthim pas".

Dramaturg: Crystian Lupa

Regjia: Crystian Lupa

Interpretojne: Andy ( Piotr Skiba), Brigid: Iwona Bielska, Edie: Sandra Korzeniak, etj.

Premiera: 16 shkurt 2008

Kohezgjatja: 8 ore (me pushime). Pjesa e pare, 3 ore dhe pjesa e dyte, 4 ore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›