Ku e kishte pikenisjen Egnatia

Per nje histori korrekte/ Kohe me pare me nje grup studentesh zhvilluam nje vizite ne muzeun arkeologjik te Durresit. Ne pavijonin e antikitetit ne katin e pare ne nje stende qe paraqiste rrugen Egnatia vura re se autoret e kishin paraqitur ate duke pasur si pikenisje vetem Durresin per te ndjekur me pas ne drejtimin e saj luginen e Shkumbinit e me tej per te vijuar drejt Selanikut dhe Kostandinopolisit. Ndoshta ndonje gabim mendova ne cast dhe e pyeta ciceronen nje grua te sjellshme se perse nuk ishte paraqitur ne kete stende edhe dega jugore e Egnatias qe niste nga qyteti i Apolonise ne nje kohe kur kete fakt e gjen ne cdo liber te Historise se Shqiperise
Kohe me pare me nje grup studentesh zhvilluam nje vizite ne muzeun arkeologjik te Durresit. Ne pavijonin e antikitetit ne katin e pare ne nje stende qe paraqiste rrugen Egnatia vura re se autoret e kishin paraqitur ate duke pasur si pikenisje vetem Durresin per te ndjekur me pas ne drejtimin e saj luginen e Shkumbinit e me tej per te vijuar drejt Selanikut dhe Kostandinopolisit. Ndoshta ndonje gabim mendova ne cast dhe e pyeta ciceronen nje grua te sjellshme se perse nuk ishte paraqitur ne kete stende edhe dega jugore e Egnatias qe niste nga qyteti i Apolonise ne nje kohe kur kete fakt e gjen ne cdo liber te Historise se Shqiperise.
Pergjigjja nga ana e saj ishte e thjeshte dhe e qarte. Me nje shkop tregues ne dore ajo na tregoi sic ishte vizatuar ne tabele se rruga Egnatia niste vecse nga Durresi Keshtu u binda plotesisht qe realizimi grafik i stendes i cili shenonte si fillim te rruges Egnatia vetem Durresin nuk ishte nje gabim i rendomte dhe i rastesishem. Ai qellimisht ishte percaktuar nga ideatoret si i tille. Mbase nje xhelozi e qellimte ndaj Apolonise dhe vlerave historike te saj gje qe me detyroi qe te ulesha ne tryezen e punes per te shkruar nje leksion te thjeshte per te gjithe ata qe nuk ishin treguar korrekte me historine tone te vjeter.
Fillimisht sa per kujtese deshiroj te theksoj se per degen jugore te rruges Egnatia ekziston nje studim i babait te arkeologjise shqiptare zotit Hasan Ceka botuar qysh ne vitin 1972 ne numrin 2 te revistes Monumentet me titull Dega jugore e rruges Egnatia te cilin te gjithe te interesuarit mund ta gjejne ne cdo biblioteke publike. Por per keta profesioniste ndoshta me mire do te ishte te citonim mendimin e historianit francez Serge Metais i cili ne faqen 159 te librit te tij Histori e shqiptareve botuar ne Tirane ne vitin 2006 thote midis te tjerave se Via Egnatia ishte nje rruge shume e mocme e cila ekzistonte madje qysh para pushtimit romak dhe lidhte Apolonine dhe Ilirine e Jugut me Maqedonine. Ndertimi i urave te reja dhe veshja me kalldrem nisen ne kohen e sundimit te prokonsullit romak Gnejus Egnatius ne shekullin II p. K. Synimi fillestar strategjik ishte qe tu krijohej mundesia legjioneve romake per te qarkulluar me lehtesisht nga Adriatiku drejt brendesise se Ballkanit. Ne zanafille kishte nje rruge qe lidhte mes tyre dy qytetet greke Apolonine dhe Dyrrahun ndersa rruga Egnatia niste nga Apolonia. Vetem nga fundi i shekullit I p. K gjate kolonizimit te Dyrrahut u ndertua nje dege e re e Via Egnatias e cila niste nga ky qytet. Ajo bashkohej me rrugen qe niste nga Apolonia para mberritjes ne Skampa Elbasan.
Megjithese rreth problemit se cila ishte pikenisja e Egnatias po citoj dicka nga historiku i Apolonise per tua rikujtuar sadopak ketyre specialisteve paksa nga ato qe dikur i kane mesuar ne auditoret e shkolles.
Apolonia e cila jetoi per 11 shekuj midis viteve 620 p. K. dhe 479 ishte nje qytet-shtet qe lindi si produkt i procesit te kolonizimit te madh grek te shekujve VIII-VI p. K. ne brigjet e Ilirise te cilat banoheshin nga bashkesia fisnore e taulanteve. Stefan Bizantini nje prej autoreve antike thote se ajo ishte qyteti me i madh dhe me i rendesishem nga te 30-te kolonite greke qe u themeluan pergjate bregdetit te Mesdheut me emrin e perendise Apolon.
Me kalimin e kohes Apolonia do te shnderrohet ne nje qytet te madh dhe rendesishem sic e quante me te drejte Ciceroni oratori dhe politikani romak ne vitin 43 p. K. Ne hapesiren e saj do te vepronin personazhe te famshme te historise antike si Glaukia i taulanteve Pirroja i Epirit Kasandri dhe Filipi V mbreter te Maqedonise Jul Cezari Pompei Mark Antoni dhe Oktavian Augusti i cili formimin e tij e mori ne shkollat e ketij qyteti.
Zhvillimi ekonomik politik dhe kulturor i Apolonise pasqyrohet nga shkrimet dhe njoftimet e shume autoreve antike nga mund te permendim deshmite e Hekateut Herodotit Tukiditit Skilaksit Aristotelit Polibit Skimnit Ciceronit Cezarit Tit Livit Plinit Strabonit Plutarkut Pausanias Fotit Theofrastit Lukianit Vib Sekuestrit Klaud Elianit e deri tek Stefan Bizantini.
Kolonistet e pare qe u vendosen ishin korintas te perndjekur nga politika e tiranit Periander. Ata ishin 200 vete te drejtuar nga oikisti Gylak. Me pas ne te vershuan te tjere kolone te ardhur nga Korkyra Kikusi dhe Dysponti. Nderkohe qe ekziston edhe nje hipoteze e Hasan Cekes qe kolonistet e pare ishin nga Epidamni.
Sipas Strabonit qyteti u ngrit 60 stade nga deti dhe 10 stade nga bregu i lumit Vjosa. E shtrire ne shpatet e dy kodrave me lartesi 101 dhe 104 m Apolonia u ndertua sipas modelit tipik te polisit grek i percaktuar me perpikmeri nga arkitekti i njohur i lashtesise Hipodamni i Miletit. Brenda kesaj qendre urbane qe rrethohej nga nje mur me perimeter prej 4000 m ngrihej nje kompleks i tere ndertesash me karakter publik dhe privat nga te cilat arkeologet kane zbuluar dy teatro mure rrethuese agorane stoan dykateshe biblioteken buleterionin disa tempuj banesa dhjetera mozaike mbishkrime statuja etj. Apolonia ishte nje nga qytetet me te rendesishme te Ilirise se Jugut ne te cilen kryqezohej nje rrjet i dendur rrugor i cili e lidhte ate me qendra dhe rajone te tjera ne Iliri Greqi e Maqedoni. Rruget ishin te shtruara me kalldrem te pajisura me gure qe tregonin miljet stacione per nderrimin e kuajve dhe bujtina hane per te kaluar naten. Rruga kryesore ishte ajo qe me vone u quajt dega jugore e Vias Egnatia e cila ishte vazhdim i rruges romake Apia dhe niste nga Apolonia dhe Dyrrahu.
Kete rruge e permend per here te pare Polibi ne vitin 120 p. K. Pak kohe me vone nje tjeter autor Straboni na informon se rruga antike Egnatia kishte dy pikenisje njera nga Dyrrahu dhe tjetra nga Apolonia.
Te dyja ato bashkoheshin ne Klodiana Peqin per te vazhduar pergjate lugines se Shkumbinit per ne drejtim te Ohrit Selanikut dhe Kostandinopolisit. Egnatia ka ekzistuar si arterie komunikimi perpara pushtimit romak por si rruge e rregullt me trase ura dhe stacione ajo u pajis ne vitin 146 p. K. nga prokonsulli i provinces romake te Maqedonise Gnejus Egnatius i cili ndermori punime te plota ndertuese mbi te.
Via Egnatia lidhte Perendimin me Lindjen ku udhetimi niste nepermjet rruges Apia dhe perfundonte ne Brundisium Brindizi e qe ketu komunikimi vazhdonte me anije per ne Apoloni e Dyrrah per te shkuar me tej drejt Kostandinopolisit.
Straboni tek Gjeografia e tij na ben kete pershkrim Qe nga Apolonia fillon rruga Egnatia kjo rruge eshte e matur me milje dhe e shenuar me shtylla. Ata qe nisen nga Apolonia dhe Epidamni takohen ne nje pike te rruges qe ka largesi te njejte nga keto qytete. Per rendesine e kesaj rruge flasin edhe tri harta rrugore qe njihen me emrat itineraret romake.
Te tille jane itineraret e Antoninit tabela e Peuntingerit tabula Peuntigeriana dhe itinerari i Burdigales ose i quajtur ndryshe i Jeruzalemit Hierosimilitan. Ata sherbenin per te dhene informacione te vlefshme per rruget distancat qytetet dhe stacionet.
Tabela e Peuntingerit dhe itinerari Antonin jane kopje te vona dhe nuk jane te ruajtura ne origjinal. Vetem itinerari i Jeruzalemit eshte i ruajtur ne origjinal. Ai eshte hartuar nga nje murg anonim i cili gjate vitit 333 udhetoi nga qyteti Bordo i Galise Frances per pelegrinazh ne Jeruzalem.
Gjate rruges ai shenoi te gjithe udhetimin qe pershkoi. Duke iu bazuar ketij itinerari shohim se nga qyteti i Apolonise dega jugore e Egnatias kalonte ne keto stacione civita-Apolonia XVIII mutatio stacion kuajsh Stefanafana XII mansio hani Absos XIV mansio Marusia XIII dhe mansio Klodiana XV.
Nga zbulimet arkeologjike dhe studimet historike sot eshte percaktuar ne terren traseja qe ndiqte kjo rruge e cila pasi dilte nga pjesa lindore e qytetit te Apolonise kalonte ne Radostine Fierin e sotem dilte ne Roskovec Stefanafana kalonte Semanin Apsin ne Uren e sotme te Kucit dhe mberrinte ne kishen e Golemit ne Lushnje mansio-Marusia per te shkuar ne Peqin Klodiana ku kalonte Shkumbinin ne Uren e Topciasit. Ne Klodiana kjo dege takohej me ate veriore qe vinte nga Dyrrahu.
Ne vitet e Luftes se Pare Boterore arkeologu austriak Kamilo Prashniker ne vendin e quajtur Grize Godolesh kthesa e Patosit zbuloi nje pjese te trasese te kesaj rruge se bashku me gjurme te tjera te saj.
Ne kete trakt ai pa se traseja perbehej nga tri shtresa prej 6.7 m gjeresi te cilat perbeheshin nga kalldrem zall dhe cakell i holle.
Zbulimi i kesaj traseje ne segmentin Fier ndash Grize beri qe te lindte hipoteza se kjo rruge e kalonte lumin e Gjanices ne nje ure e cila mund te kete qene pikenisja e qytetit te sotem te Fierit.
Nje rruge tjeter e rendesishme ishte edhe ajo Apoloni ndash Dyrrah e cila pasi ndahej prane Fierit me degen jugore te Egnatias merrte drejtimin e veriut dhe kalonte ne kurrizin e kodrave te Ardenices ku kapercente Apsin Semanin dhe vazhdonte ne veri pergjate kodrave te Divjakes.
Lumin Shkumbin kjo rruge e kalonte prane Bashtoves ne nje ure te ndertuar ne shekujt II ndash I p. K. rrenojat e se ciles shihen edhe sot. Diku pak me ne veri ajo bashkohej me degen veriore te Egnatias qe vinte nga Durresi dhe i drejtohej Klodianes Peqinit.
Autori antik Skylaksi na jep te dhena interesante kur thote Nga Epidamni deri ne Apoloni qytet helen rruga zgjat dy dite.
Kjo rruge qe shenohet vetem ne tabelen Peuntigeriana dhe ne asnje itinerar tjeter na jep kete skeme Dyrrattio Durresi XV Genesis fIumen Shkumbini XX Apsum flumen Semani XVIII Apolonia. Kesaj rruge sot i korrespondojne keto stacione Durres Kavaje Divjake Libofshe Mbrostar Sheq Fier dhe Apoloni.
Pikerisht ne Mbrostar ne kufirin verior te qytetit te Fierit aty ku kalon lumi Seman u gjeten ne vitin 1962 dy shtylla me mbishkrime latine qe u tregonin udhetareve largesine ne milje te kesaj rruge. Sot njeri prej tyre ndodhet ne muzeun historik te Fierit kurse tjetri eshte i ekspozuar ne muzeun arkeologjik ne manastirin e Apolonise sapo hyn ne porten e tij djathtas. Ndersa nje i trete qe eshte gjetur ne Libofshe ruhet ne mjediset e manastirit te Ardenices ne mullirin e tij te vajit qe eshte vete nje monument etnografik i paperseritshem.