Kur shteti vret
Kur shteti vret
Pyetja mbeti pezull në ajër, duke nxitur një heshtje të pakëndshme. Marta Lia, aktivi-ste për të drejtat e njeriut, hodhi shikimin drejt 18 policëve dhe përsëriti pyetjen: "Unë nuk mund të vras këdo. A mundeni ju?" - pyeti ajo. Policët nuk ofruan përgjigje. Njëri prej tyre shkroi diç në letër, i dyti përtypte çamçakëz dhe hodhi shikimin kah dritarja.Ligji thotë se askush nuk mund të vret sipas dëshirës dhe të mbetet i padënuar, por në getot e qyteteve në Venezuelë vlejnë rregulla speciale, të cilat policëve shumë shpesh u lejojnë ta bëjnë pikërisht këtë.
Seancat me aktivistët për të drejtat e njeriut bëhen në kuadër të përpjekjeve të reja të auto-riteteve për të parandaluar "tërheqjen e shpejtë të këmbëzës" nga zyrtarët për ruajtjen e rregullit dhe ligjit. Vlerësohet se për çdo vit policia vret nga 900 persona, pjesa më e madhe prej të cilëve janë qytetarë të rinj dhe të varfër. Venezuela ka rreth 65 mijë pjesëtarë të policisë dhe pjesëtarë të Gardës Kombëtare, ndërsa 8600 policët që shërbejnë në Karakas, kryeqytetin e Venezuelës, konsiderohen si më të shpejtit në tërheqjen e këmbëzës.
Johnny Campos, përfaqësues i policisë në Ka-rakas, pranon se nevojitet një reformim urgjent i forcave shtetërore të rendit. "Policia respekton shumë pak të drejtat e njeriut. Disa prej tyre janë të mendimit se unë jam ligji, unë jam autoritet, mund të bëj çfarë të dëshiroj. Dhe fakti se njerëzit nuk i denoncojnë vrasjet ndikon që ata të mos dënohen", thotë Campos.
Forcat policore në të gjitha shtetet e Amerikës Latine konsiderohen si brutale, të trajnuara dobët, të paguara dobët, me liri të tepruar për të përdorur dhunën në luftën kundër trafikuesve të drogës dhe bandave kriminale.Në Venezuelë, dhuna policore dhe korrupsioni në radhët e forcave të sigurisë kanë marrë përmasa ekstreme. Para ca kohësh, ministri i Drejtësisë, Ta-rek Al Aisami, pranoi se rreth 20 për qind e të gjitha veprave penale në vend janë kryer nga pjesëtarët e policisë. Për këtë arsye, qytetarët kanë shumë pak besim në forcat e rendit. Në një anketë, 70 për qind e të anketuarve theksuan se policët dhe kriminelët janë të njëjtë.
ëtij viti, policia ka qenë e përfshirë në 755 raste të vrasjeve. Vetëm në tri muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 155 raste, të ndërlidhura me policinë. Aktivistët për të drejtat e njeriut vlerësojnë se gjatë dekadës së fundit, mesatarja e vrasjeve nga ana e policisë është 900 vrasje në vit. "Ekzekutimet e paligjshme janë mjaft të shpeshta. Është kjo një praktikë e zakonshme", thotë Pablo Fernandez, nga ana e organizatës "Përkrahja për drejtësi dhe paqe".
Karakasi, pas San Salvadorit, konsiderohet si qyteti i dytë më i dhunshëm në Amerikën Latine. Për çdo vit, në Karakas në 100 mijë njerëz regji-strohen nga 130 vrasje. Në vitin 2006, qeveria ka formuar Komisionin për Reformimin e Policisë, por zëvendësimi në bazë të parimit të rotacionit i ministrit të Drejtësisë për çdo vit po e dëmton vazhdimësinë e kësaj politike. Ministri i ri, El Asia-mi, ka ringjallur disa reforma, më e rëndësishmja prej të cilave me gjasë është trajnimi i policëve, për të respektuar të drejtat e njeriut.Organizatat qytetare e kanë përshëndetur këtë hap, por kanë shtruar gjithashtu pyetjen se për sa kohë do të zgjasin këto masa. "Njerëzit e kanë zakon që ta përkrahin policinë, pas vrasjes së personave të dyshuar. Ata madje janë të lumtur, përderisa nuk e njohin personalisht viktimën", theksoi Campos.
Megjithatë, rastet e brutalitetit policor ngan-jëherë e tronditin opinionin. Muajin e kaluar, policia vrau një profesoreshë të re të psikologjisë. Organet e rendit si duket e kishin ngatërruar au-tomjetin e saj me atë të një krimineli.Edison Kontreras, nga lagjja Petare, duket se muajin e kaluar ishte ndalur për të urinuar në rrugë, kur u godit me armë nga policët. Më pas, ata pritën katër orë para se ta dërgonin në spital, ku vdiq si pasojë e gjakderdhjes. "Mendoj se e kanë di-tur se kanë bërë gabim dhe kanë vendosur se është më thjesht që dikush të vdesë se sa të bëhet një skandal i madh", theksoi vëllai i Edisonit, Riçardi.Hulumtimet kanë dëshmuar se për çdo polic të vrarë, vriten nga 39 të dyshuar. "Shkatërrimi i dëshmive dhe frikësimi i dëshmitarëve janë dukuri të përditshme, sepse prapa këtyre gjërave qëndrojnë policët", theksoi Ertaga Liliana nga organizata "Cofavic".Besohet se policia qëndron edhe prapa afishe-ve, të cilat u shfaqën nëpër rrugët e qyteteve të Venezuelës, në të cilat u bë thirrje për "pastrim social". Në afishe thuhej: "Disa njerëz mendojnë se kjo është lojë. Jo zotërinj. I gjithë bërlloku do të eliminohet".