Kur të humbet kujtesa

E vetme dhe mosbesuese ndaj kujtdo, ajo përpiqet të bëjë një jetë normale, ndërkohë që vrasësi, një fytyrë e panjohur, edhe sikur ta kishte përballë kërkon ta çojë misionin e tij deri në fund.
Ky është filmi “Faces in the Crowd”, që në qendër të tij ka një grua e cila jeton në një vend pa njohur shumë të kaluarën e saj.
Kurse, ky personazh rikthehet në ekran me aktore Milla Jovovich, kësaj radhe jo duke luftuar kundër ndonjë mumieje, por duke luftuar kundër padrejtësive dhe disa efekteve serioze të cilat asaj i shkaktohen në luftë e saj psikologjike.
Kushtet në të cilat ajo jeton njihen me emrin “Prosopagnosia” apo në terma të thjeshtë “verbëri nga e kaluara”.
Ky është një element unik që e përshkruan tërë filmin, edhe pse kemi të bëjmë me një film më shumë trillet se sa horror.
Karakteri kryesor i filmin, Anna Marchant (Milla Jovovich) pasi kthehet nga një klub nate me shoqet e saj, i nënshtrohet një sulmi të një vrasësi serik. Befasisht, vrasësi duke u përpjekur që ta nxjerrë Annan jashtë, përderisa ai dëshiron që të kryejë vrasjen ashtu sikurse kishte bërë më parë.
Kur Anna kthehet, paraqitet larg një urë, duke u përpjekur të largohet. Ngjarja nuk e vret atë, por i shkakton probleme të mëdha në tru.
Tani këtu edhe fillon trileri misterioz i projektit “Faces in the Crowd”, i cili ndikohet dhe paraqet edhe përvojat e reja të Anna-s.
Kjo përfshin edh ndryshimet në fytyrë, edhe pse fytyra është e njëjtë, përzierjet në fytyrë, por edhe njohjet më të tjerët që për të janë shumë misterioze.
Kështu Anna vuan vazhdimisht nga sëmundja për të rinjohur personat që ka njohur me parë, por edhe për t’i identifikuar atë.
“Faces in the Crowd” është film që përqendrohet te një vrasës serik dhe Anna ka nevojë për ta identifikuar peronin që e ka sulmuar atë.
Ky aspekt e bën atë një faktor duke e lënë karakterin kryesor në një mos kujtesë të personave që ka qëndruar më shumë më ta.
I punuar me regji të Julien Magnat, karakteri i Anna-s, edhe pse duket misterioz, është shumë interesant sepse ajo përjeton një përvojë unike që nuk jemi mësuar ta shohim nëpër filmat e tillë.
Ai po ashtu është një film që flet për kursin e punës dhe ngritjen e aktorëve të ndryshëm, të cilët në këtë film bëjnë më të mirën për të luajtur një zhanër që nuk e kemi parë më parë.
Filmi do të shfaqet nga 5 deri më 11 mars në kanalin DigiGold, që në Kosovë e sjell për abonentët e saj kompania IPKO.
----
“Faces in the Crowd”
Regjia: Julien Magnat
Aktorë: Milla Jovovich, Julian McMahon, Sarah Wayne Callies, Michael Shanks, Marianne Faithfull, David Atrakchi, etj…