E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dawson përfundon sezonin

Qendërmbrojtësi i Tottenhamit, Michael Dawson do të qëndrojë jashtë fushës për 10-12 javë, pas këputjes së ligamentit në gjurin e djathtë në fitoren ndaj Stevenage në FA Cup.

Ai nuk do të jetë në dispozicion deri pas ndeshjes së fundit të Tottenhamit këtë sezon në Premierligë kundër Aston Villas më 13 maj. Por, Dawson mund të rikthehet për ndeshjen miqësore që Anglia e zhvillon kundër Norvegjisë në Oslo më 26 maj.

Anglia, që është aktualisht në kërkim të një selektori, pritet të emërojë skuadrën prej 23 futbollistëve para 29 majit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›