Kur vitet ‘30-të na vijnë si tinguj
Tingujt e pjesëve të vjetra shqiptare, një koleksion pjesësh për violinë e piano, të frymëzuara nga vallet e këngët popullore shqiptare, të mbledhura gjatë qëndrimit të autorit Thoma Nasi në Shqipëri në vitet 1930, me thënien "Përkrahni muzikën e thjeshtë kombëtare", hapin edicionin e tretë të aktivitetit "Maratona e muzikës violinistike". "Fyelli i Bariut", "Bilbili", "E qarë", dhe "Katër valle" përbëjnë këtë cikël pjesësh, ku muzika shqiptare e krahinave të ndryshme gërshetohet me profesionalizëm e finesë nga mjeshtri Thoma Nasi, krijimtaria e të cilit lidhet me bandat frymore e kryesisht me atë të shoqërisë "Vatra".
Ky koncert realizohet pas recitaleve të 2006-ës, 2007-ës, interpretuar nga dyshja Ina Kosturi (violinë) e Rudina Ciko (piano), të veprave të disa kompozitorëve shqiptarë e të huaj, kryesisht krijime të realizuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Thoma Nasi (1930), Fan Noli (1937), e deri te kompozitori shumë i njohur amerikan, me origjinë hebreje, Aaron Copland (1900-1990), sonata për violinë e piano e të cilit interpretohet për herë të parë në skenën shqiptare. Copland njihet si një ndër kompozitorët e mëdhenj amerikanë, që gjeti rrugën unike dhe balancën midis modernes dhe shpirtit amerikan, duke u bërë pasqyrë e jetës politike, shoqërore amerikane, me krijimtarinë e tij të gjerë si kompozitor, pianist, dirigjent, pedagog e shkrimtar i disa artikujve e librave, duke krijuar muzikë për piano, balete, simfoni e kuartete, duke u marrë me muzikën xhaz e kompozuar muzikë filmi në Hollivud. Kjo sonatë për violinë e piano, që zë vend në krijimtarinë e aktivitetin e tij të gjerë si kompozitor, pianist e dirigjent, krahas muzikës së filmave, baleteve dhe të tjerave vepra për violinë, u shkrua në vitin 1943.
Në këtë recital maratonë interpretohet dhe një pjesë gati e panjohur e kompozitorit Çesk Zadeja, si dhe sonata "Opus 45" për violinë e piano e kompozitorit Edvard Grieg. Dy edicionet e mëparshme të "Maratonës së muzikës violinistike" sollën përtej traditës shqiptare të interpretimit të një recitali të vetëm, realizimin e tre recitaleve në një periudhë dyjavore, si dhe interpretimin e disa veprave premierë dhe repertorit bazë violinistik. Koncerti financohet nga MTKRS dhe realizohet ditën e premte, datë 30 maj, ora 19:00, në sallën "Tefta Tashko Koço", në katin e dytë të MTKRS.