"Lajthit" Berisha: Unë edhe 35 vjet në politikë
Pa dashje, Kryeministri Sali Berisha u ka bërë me dije deputetëve demokratë një detaj interesant që lidhet me karrierën e tij politike. Në mbledhjen e grupit kuvendor të PD-së, Berisha u ka zbuluar deputetëve sekretin se do të vazhdojë të qëndrojë në politikë edhe 35 vjet të tjera. "Në qoftë se unë kam thënë se do të jem 35 vjet në politikë, nuk kam dashur të them se do jem 35 vjet Kryeministër. Unë edhe mund të zbres nga kali. Mos e kuptoni kështu. Politika dhe kali janë dy gjëra të ndryshme", tha dje në mbledhjen e grupit, Kryeministri Berisha. Kjo deklaratë e Kryeministrit duket se ka tronditur grupin e deputetëve demokratë. Ndoshta nga temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin apo nga efekti që la deklarata e Kryeministrit në mbledhjen e grupit, deputetët demokratë kanë dalë nga mbledhja në gjendje të çoroditur.