E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur zhdukej dicka nga ambasadat para viteve 90

Ne vitin 1987 dikush hyri ne ambasaden shqiptare ne Algjeri dhe vodhi vulen e ambasades. Brenda 24 oreve i gjithe stafi i ambasades perfshi dhe vete ambasadorin u riatdhesuan. Ish-ambasadori ne fjale nuk mundi me kurre te behej ambasador.


Kur degjon histori te tilla dhe perballesh me skandale te tipit si ai qe Shekulli ka denoncuar dy ditet e fundit per humbje te aparaturave kriptuese dhe pamundesi te konfirmuar nga MPJ per te siguruar informacionet sekrete te NATO-s te vjen per te qeshur dhe per te qare.


Dy dite pas publikimit ne shtyp te leterkembimit mes Ministrise se Jashtme dhe Kuvendit ku flitet per zhdukjen enigmatike te nje pajisje shume te rendesishme kriptimi mesazhesh nga misioni yne diplomatik ne Nju Jork nuk ka asnje reagim serioz nga shteti. As ambasadori ne fjale Ferid Hoxha me dy shtetesi dhe me bashkeshorte franceze dhe as MPJ nuk kane dhene ende nje prononcim zyrtar kur minimumi z. Hoxha duhet te jape doreheqjen.


Ne Komisionin e Sigurise ka pasur madje aludime se z. Hoxha e ka shitur laptopin por iu takon akuzuesve te provojne keto akuza te renda.

Ne intervistuam dje diplomatin e vjeter Nikolla Nosi dhe e pyetem ate rreth skandalit ne fjale qe tentohet te kalohet ne heshtje nga shteti sot dhe cfare do te ndodhte nese ky skandal do ti takonte ambasadave shqiptare te para viteve 90.



- Nga eksperienca qe keni ju nese do te kishte ndodhur humbja e kodit sekret para viteve 90-te cfare masash do te ishin marre fare do te kishte ndodhur


Ata diplomate pas atij akti nuk do te mund te vazhdonin me si te tille. Ambasadori i pari do te zevendesohej si nje person i pabesueshem.


Nje person te cilit i humb sekreti do te thote se nuk ka kryer detyren themelore te nje diplomati. Sot ka edhe me shume rendesi qe ngjarje te tilla te mos ndodhin sepse informacionet e vecanta nuk perbejne sekret vetem per ne por edhe per NATO-n.


Ne mbajme pergjegjesi jo vetem per veten tone por edhe per Aleancen. shte nje lloj sikur ushtari shqiptar ne Afganistan te mos mbuloje me zjarr ushtarin e NATO-s gjate nje aksioni te perbashket.


- Flitet se Shqiperia eshte perjashtuar nga mbledhjet e NATO-s qe jane te rendesise se vecante dhe qe konsiderohen sekret. A do te kete nje version zyrtar nga NATO per kete ceshtje


Nuk ka per te pasur nga NATO ndonje reagim zyrtar per kete ceshtje. eshtjet jane te klasifikuara ne NATO dhe askush nuk mund te jape pergjigje te pavarur. Duhen njeqind shkresa dhe leje qe dikush nga NATO te arrije te flase per kete argument.


- Si ka qene shkalla e sigurise me pare ne ambasaden tone prane OKB-se ne New York


Ka qene e nivelit te larte edhe per faktin se me SHBA-te nuk kishim marredhenie diplomatike. Here pas here beheshin teste per funksionin e ndricimit vezhgimit dhe per sistemet e komunikimit. Komunikimi edhe ai i koduar mes ambasadave dhe MPJ-se behej permes sistemit MORS ose me sistemin TELEKS.


Kur distancat midis ambasadave ishin te medha per te komunikuar perdoreshin ambasada te ndermjetme per te perforcuar sinjalin. do Ambasade kishte antene te madhe qe transmetonte sinjalin e sistemit mors drejt Shqiperise.


- fare mendoni per faktin se ne sot edhe pse jemi anetare te NATOS nuk jemi ne gjendje te ruajme informacionet e klasifikuar


Duhet tia kishim thene NATO-s qe ne fillim. Pohimet e ketyre diteve nga MPJ-ja se po programohet marrja e masave per ruajtjen e sekretit tregojne se kemi genjyer ne lidhje me kete argument. Nese hyjme diku sidomos ne NATO pa thene te metat tona atehere ky eshte nje gabim akoma me i madh.


- Sot kemi diplomate shqiptare me dy nenshtetesi. Para viteve 90-te a do te ishte e mundur nje gje e tille

Absolutisht jo. As gruaja e nje diplomati nuk mund te ishte me nenshtetesi te huaj dhe jo me diplomati as qe behej fjale.


- Para viteve 90-te a kishte punonjes te specializuar per kriptimet dhe kodifikimet e informacione te sekrete


Para viteve 90-te ne cdo ambasade kishte nje punonjes qe ishte i specializuar per te bere kriptimin e komunikimeve dhe te shkembit te informacioneve. Ky person nuk dilte kurre i pashoqeruar nga ambasada. Mandati i tij nuk ishte me i gjate se tre vjet dhe nuk rinovohej.


- Dini te kete pasur ndonje rast rrjedhje informacioni me pare ne selite tona diplomatike


Jo nuk kam degjuar asnjehere per ndonje rast te tille. Ka pasur raste qe punonjes ambasade jane arratisur per arsye politike ose per nje jete me te mire por nuk ka rrjedhe asnje informacion. shte nje rast diku nga viti 1979-1980 qe nje punonjes i ambasades shqiptare ne Rome ishte arratisur.


A kishte ikur nga dritarja e prapme e godines se ambasades bashke me familjen. Pozicioni i tij ne ambasade kishte qene ai i sekretarit te trete ose dicka e tille. Edhe pse u arratis ai nuk beri prononcime politike.


- Ju me thate se ne vitet 2004-2006 keni punuar ne Ministrine e Mbrojtjes. Cila ka qene strategjia e Shqiperise ne kete periudhe per te ruajtur informacionet qe shkembeheshin me NATO-n


Po une kam punuar ne ate periudhe ne Ministrine e Mbrojtjes si Drejtor ne Drejtorine e Politikave te Mbrojtjes dhe te Integrimit. Ne shkembenim informacione me NATO-n lidhur me stervitjet e perbashketa.


NATO inspektoi ambientet e brendshme te Ministrise dhe Shtabit te Pergjithshem dhe kerkoi te beheshin dhoma te vecanta me standardet e percaktuara qe do te perdoreshin per shkembimin e informacioneve te perbashketa.


- Po ne aspektin ushtarak si e shikonte veten Shqiperia ne procesin e integrimit ne NATO


Ne ate kohe kishim probleme per kualifikimin e ushtarakeve sipas standardeve te NATO-s. Nje nder kushtet ishte qe ushtaraket shqiptare duhet te dinin shume mire anglishten jo vetem ate te thjeshten por edhe anglishten ushtarake si dhe duhet te njihnin manualet ushtarake qe perdornin ata.


Neve na kane ardhur shume oferta per trajnimin e ushtarakeve tane nga shtete te ndryshme aq sa ndonjehere nuk gjenim dot aq persona qe plotesonin kriteret e vendosura. Kur ne kemi hyre ne 2009-en me drejta te plota ne NATO kishim dhjete vjet qe bashkevepronim ne misionet paqeruajtese dhe ne stervitje te perbashketa.


- Nje ambasador a mund ta lere laptopin qe ka sekrete te rendesishme mbi tavolinen e punes dhe te ike ne banje


Ne asnje menyre Nje laptop i tille nuk mund te lihet ne ambientet e zakonshme te punes ne seline diplomatike. Laptopi jo vetem qe duhet te sigurohet ne nje kasaforte sigurie por edhe vete kasaforta duhet te jete e vendosur me nje vend shume te sigurt.


Une mendoj se diplomatet duhet te jene nje lloj kaste qe e fillojne karrieren nga niveli me ulet dhe sipas rezultateve ne pune te ngjiten deri ne nivelet me te larta. Diplomati duhet pare si nje njeri qe i sherben shtetit edhe kur ndryshojne forcat politike ne pushtet.


- Nga pervoja juaj si Drejtor per Politikat e Mbrojtjes dhe te Integrimit prane Ministrise se Mbrojtjes kush mendoni se mund te jete ndeshkimi i heshtur i Aleances per humbjen e laptopit


Humbja e besimit. Ne kur hynim ne godinen e NATO-s si fillim duhet te kishim certifikaten e sigurise te leshuar nga NATO e cila behej nepermjet institucionit shqiptar qe quhet DSIK-ja dhe conim te dhenat tona personale ne NATO.


Per shembull te dhenat e mia personale per te hyre ne NATO ne ate kohe kane qene mbi dhjete faqe informacion. NATO u kushton shume rendesi ruajtjes se informacioneve duke vezhguar dhe kontrolluar cdo punonjes qe jane me mijera te saj qe hyn e del nga Selia qendrore.


- Po pergjegjesia morale e ambasadorit per kete rast cila mund te jete Po te kishin qene ju ambasadori cfare do te kishit bere


Une do te kisha dhene doreheqjen. Fatkeqesisht kjo nuk ndodh tek shqiptaret sepse aktin e doreheqjes akoma nuk e kane mesuar si veprim civilizues.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›