E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce sherr ne lokal ekzekuton me arme shokun plagos kusheririn

KOR- Nje i vrare dhe i plagosur ne Sovjan te Korces. Viktima identifikuar si Petraq Burnazi 34 vjec ka gjetur vdekjen pasi eshte qelluar me arme ne nje lokal ne Sovjan te Korces.

Sipas te dhenave paraprake te policise se Korces mesohet se viktikma eshte nga fshati Zvirine ndersa autori nga Sovjani. Mes autorit Arben Dautllari 41 vjec dhe viktimes ka pasur me heret gjate dites nje sherr qe thuhet se ka ndodhur per motive te dobeta. Ne sherr e siper ka mbetur i plagosur Marsel Dautllari kusheri me autorin.

Viktima ka shkuar me pas te sqarohet me autorin por ndaj tij eshte qelluar me arme. Ai ka gjetur vdekjen e menjehershme. Nje grup ekspertesh dhe policia kane shkuar ne vendin e ngjarjes dhe po hetojne per zbardhjen e rrethanave. Pas krimit autori eshte dorezuar.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›