E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuraft i minxhi, kuraft i bum

Share

Nga Bledi Mane- Public Enemy

facebook.com/bledi.mane

 

 

1/. Imami i Tiranës si Daudi i Damaskut
Edhe sot pas gati 16 vjetësh nëse do ta pyesësh Robert V., të tregon me pasion. Megjithëse Berisha ua shpërbleu duke i sajuar me punë te Ministria e Rendit, disa prej plagëve dhe historive më mbresëlënëse të pushtetit të tyre të parë nuk rrinë pa i treguar. Robert V., një nga ish spiunët ordinerë militantë të ish SHIK-ut famëkeq të Gazidedes së ndjerë, ndoshta edhe prej krenarisë gjenetike labe që trashëgon, i quan si arritje të karrierës së tij ato ndjekje dhe survejime të fillim viteve ’90.
-Qysh nga behari i vitit 1996, unë me grupin tim e kisha të qartë detyrën. Me Benz-in tonë apo më këmbë, ne ndiqnim dy njerëzit që na kishin lenë për detyrë. I pari ishte ambasadori rus, i cili na kishte kuptuar dhe njohur, ndërsa e dyta ishte një femër, me të cilën bashkëjetonte atë kohë Arben Imami. Ajo dukej si një njeri i çmendur dhe më vonë mësuam që edhe pikturonte. Ia nximë jetën duke e survejuar pa pushim derisa zbuluam madje se shoqja e saj më e ngushtë ishte një atashe kulture e ambasadës greke. Ne dyshonim se grekja e ambasadës ishte nga ato spiunet që punonte kundër Berishës president, por e mësuam shpejt se atasheja ishte mikeshë e shoqes se opozitarit të atëhershëm Arben Imami.
Edhe në arkivat e Sigurimit të Shtetit në grahmat e fundit ’90-’91 emri i aktorit dhe lektorit Arben Imami haset shpesh. Si një prej aktivistëve të Lëvizjes së Dhjetorit dhe si një prej themeluesve të parë të PD-së, natyrisht regjimi komunist në ikje e kishte targetuar si shumë të tjerë ta mbante nën mbikëqyrje. Plangprishësit Imami i duhej mësuar porsi liderët e tjerë të rinj çdo detaj e lëvizje ndaj survejimi i tij bëhej për të shkërmitur më tepër, kësisoj mund të mbahej peng.
Rrokopatja e shpejtë e ngjarjeve, idealizmat dhe lenia pa post qeveritar i shumë Arbenërve të tjerë zhgënjyer nga Berisha i 1992-shit bëri që kur të fillonte pranvera shqiptare e ’97 Imami të ishte në frontin e parë të sulmit opozitar. I rrahur, i poshtëruar, i survejuar, i dërmuar prej gangove leshpërdredhur të doktorit me aksent alla nord, Arben Imami u shpërblye fuqishëm nga opozita e sotme. Madje bashkë me Sabri Godon e ndjerë, që rron në zemrat tona, bashkëhartuan këtë Kushtetutë që etërit e kombit e arnojnë sa herë shikojnë ëndrra bardh e zi me njëri-tjetrin.
Mua më ka mbetur në mendje koha kur Arbeni veç përkushtimeve publike si ministër, deputet apo shef kabinetesh, themeloi dhe drejtonte Institutin e Studimeve Politike. Para se ta atakoj për këto turlitë alla sovjetike që ka gatuar këto kohë krah Berishës, dua tu risjell pjesë nga biografia e tij e shkruar nga vetë dora e tij:
Arben Imami ka dhënë kontribut të thelluar në mjedisin intelektual shqiptar, veçanërisht sa i përket shkencave politike. Pasi kryen studimet në Georgetown University (1999-2000), Uashington D.C. USA, z. Imami themelon Institutin e Studimeve Politike ku ideon, drejton dhe organizon një kolanë me veprat më në zë të filozofisë politike për tia ofruar lexuesit në gjuhën shqipe. Arben Imami ka përkthyer (Shkenca, Politika dhe Gnosticizmi- Eric Voeglin) dhe ka bërë redaktimin shkencor dhe parathëniet e 10 prej titujve të kolanës. Ndër autorët themelorë të botuara deri më sot, mund të përmenden: Hobbes, Locke, Machiavelli, De Maistre, H. Arendt, Ch. Taylor, J. Maritain, H.L.A. Hart, Mounier, E. Voegelin etj. Përmes kolanës, lexuesi mund të ndihmohet të kuptojë më gjerësisht debatin teorik mbi sistemet totalitare vs. sistemeve liberale, vendin e lirisë politike, sociale, ekonomike dhe religjioze të individit si edhe rolin e etikës në skenën e ndërveprimit human dhe të konsolidimit të paqes. (Biografia e ministrit të Mbrojtjes marrë nga http://www.mod.gov.al/index.php?option=com_content&view=article&id=939:biografia&catid=98&Itemid=474)

Pavarësisht zhurmës dhe ngulmimeve të përditshme të opozitës, pavarësisht sulmit të gjerë frontal në media, atakimeve dhe skandaleve të çdo ore, si nuk mundi njëherë të vetme ky imam i qeverisë, ky përkthyes dhe parathënës i mendimtarëve liberalë Hobbes, Locke, Voeglin, ky përmbysës i një regjimi totalitar, ky rrezja e dritës së një agimi të purpurt shqiptar, që të hapte dyert dhe arkivat e Ministrisë së Mbrojtjes, tu shfaqte hapur deputetëve e publikut virgjërinë e tij dhe të institucionit misterioz që drejton. Brenda pareteve që lejon edhe ligji të na argumentonte e faktonte se ministria e tij, që kur ky e drejton, nuk ka shitur asnjë fishek, asnjë mitraloz, asnjë metër bregdet, asnjë repart, asnjë palë benevreke, asnjë politikan e diplomat nuk është përgjuar se thjesht Beni mbetet një i atakuar padrejtësisht, një burrë i ndershëm, i pastër e i paprekur. Nëse është burrë e parimisht i ndershëm, le ta marrë guximin e le ti thotë Fevzos së Samirit të Sandrit të Klan-it që në opinionin e radhës tu dalë hapur gazetarëve në një debat të stërgjatur.
Unë nuk e besoj Arbenin dhe racën që përfaqëson ky imam i xhamisë së regjimit. Për mendimin tim ky gjeneral nëntëdhjetëeshtatsh ka përgjuar e përgjon si dreqi. Ka vuajtur këto 22 vitet e fundit. Nuk e harron lehtë penetrimin që shiku gazidedës i ka bërë në jetën private. Nuk harron lehtë se edhe këto 8 vite që nusëron krah Berishës në pushtet e kanë vëzhguar pa pikë sikleti kuliçët 007. Jeton i ndrydhur e i frustruar sa më s’ka. Mbi fytyrë duket sikur i enjten hematomat e majit të 1996-ës dhe qelia e rajonit numër dy ku iu thyen dhëmbët dhe burrëria i inkadashohet në tru sa herë nevrikoset Berisha. Kërkon të gjejë paqe me veten imam bajalldia e qeverisë, do të bëhet një herë të vetme burrë dhe të shohë se si ndjehesh kur përgjon të tjerët, duket sikur shëron veten dhe kompenson handikapet e karakterit që iu tjetërsua 16 vite qëndrimi nëpër pushtete.
Veterineri i famshëm indian, doktor Çusalkari nga Bombei ka një idiomë të fortë. Zagarit të rrahur duhet t’ia kesh frikën më shumë se një dobermani të lirë.

 

2./ Kazani i Florencit
Ti rraskapitesh nëpër vapë mes Tirane. Nuk le kosh plehrash e mbeturinash pa kërkuar. Futesh i gjithi në kazanët e mëdhenj erë rëndë për të gjetur një kanoçe apo bidon plastik. Mbijeton me paratë që fiton nga shitja e tyre. Diku të djegin sytë nga kalbja. Diku tjetër një mace e ngordhur lëpihet nga krimbat e verdhë. Një prezervativ i mbushur dëng me spermë hedhur mes një palë brekësh gjithë gjak, një palë këpucë të vjetra majëkthyera nga mosveshja, një celular që bie pa pushim i flakur shkujdesshëm. Në një kazan tjetër periferie gjen vetëm domate të kalbura, tre çorape të grisura, një bebe 7 muajëshe e vdekur mbështjellë mes kartonash, vetëm 2 kanoçe dhe asgjë më shumë. Lodhesh pa fund e pasi ke kërkuar edhe në hedhurinat e fundit ulesh, pi pak ujë dhe me duart e nxira nga zhuli era e të cilave nuk ti ënjt më mukozat e hundës fillon numëron kanoçet dhe bidonët plastikë. Bën hesapin me mendje, paketon me kujdes mallin, i s

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›