E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuranji-Shtutgart, projektohet rikthimi

Pas përjashtimit nga Kombëtarja gjermane, sulmuesi i Shalkes, Kevin Kuranji, ka qenë në qendër të opinionit sportiv. Lojtari është shfaqur sërish në faqet e para të gazetave, por këtë herë për shkak të zërave të merkatos. Sipas spekulimeve, Kuranji mund të rikthehet te Shtutgarti, skuadër nga e cila u largua përpara tre sezoneve. Transferimi do të ndodhë në rast të largimit nga skuadra të sulmuesit Mario Gomez. Ndërmjet periudhës 2001-05, Kuranji luajti 99 ndeshje me Shtutgart dhe realizoi 40 gola.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›