E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sculli, afër Lazios

Nga Express më 17 janar 2011 në ora 16:18

Lazio shpreson të kompletojë transferimin e sulmuesit të Genoas, Giuseppe Sculli gjatë kësaj jave, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport.

Trajneri i Lazios, Edy Reja, tashmë ka biseduar me 29 vjeçarin rreth mundësisë së transferimit të tij në kryeqytetin italian, por marrëveshja varet nga ajo nëse klubi nga Olimpico shpreh gatishmëri për blerjen e Scullit apo për huazimin e tij.

Më herët, gjatë këtij afati kalimtar të janarit, Lazio kishte ofruar mesfushorin Mark Bresciano në shkëmbim për Scullin, por Genoa refuzoi propozimin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›