E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seksi dhe kolegji

Vetëm disa vite më parë, të mbaje një revistë pornografike në një kolegj amerikan do të thoshte të kishe një kopje të "Playboy" të fshehur mirë në sirtarin e të brendshmeve dhe ta shihje herë pas here për të fantazuar gjëra të bukura. E shumta, një gazetë e tillë publikonte materiale të ndryshme mbi "College girls", ku tregoheshin zakonet dhe veset e vajzave. Në këtë publikim përfshiheshin edhe nxënëse më të vogla në moshë, që studionin në universitetin e Kalifornisë dhe Floridës. Këto të fundit ishin më të kujdesshme, nuk pranonin të zhvisheshin nudo para fotografëve ose shokëve të shkollës.

Sot, në vitin 2008 gjërat kanë ndryshuar. Brezi i rritur me Madonën, Monika Levinskin, reklamat provokuese të "Calvin Klein" dhe sugjerimet perverse të ritmeve hip-hop, po përdor gjithnjë e më shumë një software për të mbushur faqet e revistave, e gjithashtu aparatet fotografike të shkollës për të publikuar gazeta porno dhe erotike. Mes universiteteve që publikojnë këto materiale dhe në disa raste u kërkojnë ndihmë financiare revistave pornografike spikaten emrat më prestigjiozë të Amerikës, nga "Harvard", te "Boston University", "Vasar", "Columbia", "Unversity of Chicago", "Stanford" dhe "Ucla".

Universiteti që i dha jetë kësaj tendence është "Boston University" me revistën "Boink". "Ndoshta ajo që bëjmë mund të nervozojë shumë njerëz, por seksi haset kudo dhe për këtë brez ai është shumë i rëndësishëm", thotë themeluesja dhe drejtori i kësaj reviste, i cili sapo është diplomuar në degën e Gazetarisë. "Trupi mbetet trup. Unë jam krenare për trupin që kam dhe nuk shoh ndonjë arsye që mos e ekspozoj. Nuk do të më ndalojë të gjej një punë, nuk është më koha e ‘Letrave të kuqe‘".

Në Universitetin e Harvardit "H Bomb" është pozicionuar si "gazeta letrare mbi seksin dhe problemet e tij". Gazeta "H Bomb" është më e thjeshtë se revista "Boink" dhe ka si objekt studentët e kolegjit më të famshëm të Amerikës. Debatet e kanë shoqëruar që në numrin e saj të parë, me historitë e kopertinave të titulluara "Si e kam humbur virgjërinë" dhe zbulimin që administrata i kishte dhënë një shumë prej 2 mijë dollarësh. "Nëse "H Bomb" ka një filozofi, ndodh sepse mendojmë se përtej pornos dhe një kërkimi akademik ekzotik ka në mes një rrugë të lumtur, ku diçka që është intelektuale është edhe seksi, ajo që është tërheqëse është gjeniale", thekson drejtoresha e "H Bomb". Teksa ekzaminon dhe krahason fotot e studenteve brenda një laboratori, të cilat mbajnë veshur peliçe të bardha paksa të zbërthyera përpara, ajo shprehet se do të dëshironte që studentët e fotografuar për gazetën e saj të mbeteshin anonimë, por nuk ia arriti qëllimit. "Studentët dëshirojnë që të njihen nga të gjithë, duan të bëhen të famshëm", shton ajo disi e çuditur.

Kjo është një nga kontradiktat e shumta që ka hapur ky brez i ri: më shih, por jo shumë; më mbro, por respekto lirinë time.

Pjesa më e madhe e universiteteve dhe kolegjeve amerikane kanë revistat dhe gazetat e tyre. Kolegji "Vassar" ka gazetën "Squirm", e cila e ka nisur punën e saj që në vitin 2000 dhe është cilësuar si një veterane e temave të sadomazokizmit dhe skllavërisë. Universiteti i Kolumbisë ka gazetën "Outlet", e cila në numrin e saj të fundit i ka dedikuar një artikull problemit të "personalitetit vaginal".

Mes gazetave dhe revistave pornografike të populluara nga studentët e Harvardit, Çikagos, Kolumbisë, shfaqen fotot e tyre krejtësisht të zhveshur dhe në pozicione të çuditshme. Prindërit janë shumë të shqetësuar e të terrorizuar, sepse fëmijët e tyre po marrin një drejtim të gabuar.

Për të bërë një gazetë apo revistë të tillë, studentët duhet të kalojnë orë të tëra para ekranit të kompjuterit, duke kërkuar informacione dhe foto nudo online. Përveç prindërve që e ndalojnë kategorikisht këtë iniciativë, ka edhe nga ata që ndihen shumë të kënaqur dhe krenarë për punën që bëjnë. Në këtë rast e kemi fjalën për vajzat, protagonistet absolute të kësaj tendence. Këto janë studentet e kolegjeve dhe universiteteve të lartpërmendura, vajza që nuk kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale. Gjithashtu, shpeshherë pozojnë edhe meshkujt. "Në të njëjtën kopertinë shfaqen edhe meshkuj homoseksualë", bën të ditur presidentja e një organizate femrash.

Ndërkohë që gazetat e tjera kanë zgjedhur vullnetarisht të mos i kalojnë limitet e caktuara nga kolegjet, revista "Boink" ka vendosur ta shtrijë shpërndarjen e saj në Boston dhe metropolet e tjera amerikane. Organizon mbrëmje "topless" dhe ka pranuar ofertën e "Warner Books" të botojë "Boink, The Book", një koleksion fotosh dhe shkrimesh erotike të studentëve të universitetit, i cili do të dalë në shitje së shpejti. Ndërkohë, kolegjet amerikane që kanë revistat e tyre pornografike po rriten çdo ditë, ndërsa ato që nuk e kanë ende diçka të tillë i kanë hyrë punës seriozisht. Në kolegjin "Dartmouth", do të dalë së shpejti një gazetë e re, e cila do të titullohet "Seks dhe ndjeshmëri". Në të do të publikohen artikuj të tipit "Pozicionet më të mira për të bërë seks mbi një shtrat, në një shesh", apo "Çdo të thotë për ty zgjedhja e një prezervativi". "Një gazetë e tillë i bën studentët të ndihen mirë me sensualitetin e tyre dhe të mos kenë vështirësi në zbulimin e tij, gjithashtu u jep femrave më shumë pushtet. Seksi shihet ende si një çështje që u përket vetëm meshkujve, duke përjashtuar femrat. Të gjithë harrojnë se edhe femra është qenie njerëzore", përfundon një studente.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›