Banorët flasin për dashuritë
Çimi ka treguar se kishte pasur të dashur shoqen e ngushtë të Rudinës. Çimi thotë se Rudina nuk i ka bërë përshtypje në fillim, por kishte diçka të çuditshme që edhe pse kishte miqësi me shoqen e vet, ai nuk donte ta humbte Rudinën nga vëmendja. Ai tregon se sa e vështirë ka qenë në atë kohë të kishe një takim dhe atij iu dha mundësia në një mbrëmje vallëzimi të fliste me Rudinën. Ai tregon se ishte i frikësuar nga ideja, pasi Rudina kishte një karakter të fortë. Ai tregon për takimet e fshehta dhe frikën që kishin të rrinin bashkë. Rudina, duke e ditur që ai ishte i ndarë mes saj dhe shoqes së vet, e pyet një ditë në sy se kë donte, atë apo komshien e vet. Ai i kishte thënë se donte atë. Çimi kujton se për herë të parë janë puthur në nëntor.
Dhe Julinda ka folur për lidhjen e saj. Ajo thotë se kanë qenë tre shokë shumë të afërt: ajo, Romi (i dashuri aktual) dhe shoku i tyre. Ajo tregon se kanë kaluar një histori shumë pasionante, por u ndanë se kishte shumë presione nga njerëzit që i njihnin. Ai filloi të ndihesh shumë i nënvlerësuar, se të gjithë përmendnin emrin e saj për të vlerësuar lidhjen e tyre. Çimi i thotë se karakteri i saj është i tillë që i shmang të tjerët në grup. Ajo i thotë se nuk është posesive, por është e vërtetë se dominonte në shoqëri.
Juli thotë se ishte Mali (i dashuri i parë) që e kërkoi ndarjen dhe se ajo kishte vuajtur shumë nga kjo gjë. Personi që i ka ndenjur më afër ishte Romi, ndaj ata u lidhën fort me njëri-tjetrin. Në fillim, tregon Juli, e mbanin lidhjen sekrete, pasi shumë njerëz i paragjykonin, por më vonë kur u bënë më të sigurt te vetja, ata e deklaruan lidhjen e tyre. Juli thotë se ka ende kontakte me të dashurin e parë.
Julinda mendon se lidhja e saj me Romin është shumë më e fortë sesa lidhja e parë, pasi kjo është lidhje të rriturish, në krahasim me atë të parën që ishte e bukur, por ishte tepër e lëkundur në personalitetin e vet. Ajo tregon se ishte në fillimet e saj të formimit atëherë, kurse tani, pasi ka kaluar shumë gjëra dhe njohur shumë njerëz, Romi ka mbetur personi më i afërt dhe më i mirë me të.
Julinda thotë se me të dashurin e saj e diskutojnë edhe sot lindjen e dashurisë së tyre pas miqësisë së fortë që kishin. Juli tregon se ishte ajo që e ndjeu më shumë sesa shok dhe e ka puthur ajo e para. Dhe Najada ka treguar historinë e saj të parë të dashurisë. Ajo tregon se lidhja e parë ka zgjatur rreth 2 vjet e gjysmë. Najada tregon se ndjenja e parë ka qenë shumë e fortë, por nuk zgjati sepse ai iku në Itali dhe u ndanë. Ajo tregon se ka qenë në shkollë të mesme dhe janë njohur aty. Gjuajtja ka zgjatur më shumë se katër muaj dhe gjatë atyre kohëve ata vetëm shiheshin, por nuk flisnin.
Ajo tregon se asnjë nga të dy nuk kishte guxim të afrohej. Ata kishin krijuar sinjale për t‘u parë, kur ajo ishte në shkollë ose në shtëpi. Fishkëllima dhe muzika, zjarre në mes të natës, këto kanë qenë sinjalet e tyre për të shprehur dashurinë, pa u takuar asnjëherë.
Pas shumë kohësh, një shok i klasës së saj i thotë se ka diçka për t‘i thënë veçmas. Kur shkojnë pas shkollës, Najada e sheh atë tipin që po i priste. Ajo tregon se prezantimi i parë ishte tepër i thjeshtë dhe i sikletshëm, jo vetëm sepse ishin të dashuruar, por edhe sepse ishin shumë të rinj.
Takimet e para të tyre kanë qenë shumë të shkurtra dhe fëminore. Bisedat e tyre ishin për familjen dhe gjëra aq naive, sa kur i kujton tani i vjen për të qeshur. Pasi kaluan disa kohë kështu, lidhja u bë më e fortë dhe ai e përcillte në shkollë dhe kalonin gjithmonë e më shumë kohë bashkë. Najada thotë se nga ajo lidhje këto detajet romantike i kanë mbetur në mëndje.
Në kohën që ata ende nuk flisnin, i hidhnin letra nga dritaret njëri-tjetrit dhe bënin disa veprime që sot i mban mend si gjëra tepër të pastra. Shkëlqimi e pyet për detaje erotike, por Najada i thotë se ata ishin ende fëmijë dhe maksimumi që thoshin ishte: "Më do ti mua? Po të dua. Po ti mua?" Familja e Najadës e mori vesh që pa nisur të flisnin, se ai rrinte përherë poshtë dritares së saj.
Najada përmend edhe një herë atë incidentin kur i dashuri i vet i kishte qëlluar me pistoletë një komshiut të saj që po i shikonte. Atëherë ishte 1997 dhe ata ishin ende shumë fëmijë dhe ziheshin për budallallëqe. Ajo i thotë se provokimi që i bëri të dashurit të vet, ishte një lojë kalamajsh dhe nuk e kishte idenë se ai do të reagonte ashtu. Najada thotë: "U tremba shumë, ashtu si edhe mamaja ime". Najada tregon se mendoi që mamaja do i dilte kundra dhe do i përzinte të dy, kurse ajo, kur e kishte marrë vesh ca kishte ndodhur, i merr pistoletën të dashurit të Najadës dhe i qëllon edhe ajo. Që atëherë, thotë Nada, nuk dilte më në dritare.
Najada tregon se kur ishte nisur i dashuri i saj për në Itali me skaf, ajo e kishte ndjekur dhe e kishte kërkuar në të gjithë Vlorën, por nuk e kishte gjetur. Ajo thotë se nuk ia ka thënë asnjëherë atij djalit se ajo e kishte ndjekur dhe e kishte kërkuar në gjithë Vlorën, e pastaj ishte kthyer në shtëpi e dëshpëruar.
Në shtëpi ka pasur dhe biseda për tradhtinë. Poli i thotë Julit nëse e ka menduar ndonjëherë se i dashuri i vet mund ta tradhtojë. Juli acarohet dhe i thotë se nuk e mendon fare këtë dhe se mendon të kundërtën. Ajo acarohet me Polin se përse i thotë që ajo duhet ta mendojë këtë. Poli kërkon ta prekë Julin me disa shprehje ironike. Poli dyshon te besimi që ajo ka tek i dashuri dhe e anasjella. Juli flet me ton të lartë, se ajo e ka diskutuar këtë me të dashurin përpara se të hyjë në shtëpi. Dhe nëse ai nuk do ta kishte besuar, ajo do e kishte vënë përballë një zgjedhjeje ekstreme. Besarta ndërhyn në bisedë, duke i thënë se ajo është e bindur që i dashuri i Julit, Romi, e do Julin. Poli i thotë Besës se ajo nuk ia njeh të dashurin Julit dhe s‘ka pse del sikur po i bën qejfin Julit. Besa i thotë se bisedat që kanë bërë me Julin e shtyjnë të mendojë në këtë formë.
Ilda me Visin kanë shpenzuar një kohë bashkë, duke biseduar për raportin e Inës dhe Polit. Ilda ndihet pak e anashkaluar nga Poli, i cili në mëngjes ka qenë me Inën, por tek e fundit nuk i intereson.
Visi kërkon më shumë detaje mbi atë që mendon Ilda lidhur me Polin. Ai mendon se Ilda meriton një shpjegim për sjelljen e hallakatur të Polit. Por Ilda thotë që e di se e ka vëmendjen e Polit, por i vjen keq për Inën që ndjen diçka për Polin. Nga ana tjetër ajo thotë se ka mënyra e mënyra për të vepruar me dy femra njëkohësisht, pa nxitur acarime dhe Poli nuk është i tillë.
Sipas Visit dhe Ildës, Poli i ka dhënë asaj shumë shenja që e pëlqen, por është Ina në këtë mes dhe veprimet nuk kryen natyrashëm.
Ilda thotë se do të ndihej shumë keq në vendin e Inës, por ajo është e sigurt se Poli ndjen për Ildën, vetëm se s‘mund t‘i thotë asgjë për sa kohë që Ina sillet sikur të jetë mamaja e Polit.
Gjithsesi, ajo shprehet se nuk është e përfshirë emocionalisht me Polin dhe nuk do ta lejojë Polin ta shfrytëzojë për të nisur një lojë mes saj dhe Inës. Ilda mendon se Ina është fajtore për gjendjen e vet të keqe emocionale lidhur me Polin, pasi ajo vetë e lejon atë të sillet sikur Ina është e zakonshme. Në ndryshim nga Ina, ajo vetë di si ta mbajë një mashkull afër. Nga ana tjetër, Visi e provokon Ildën, duke i thënë se fiziku i saj e tërheq edhe atë. Ata flasin për herën e parë që kanë parë njëri-tjetrin dhe përshtypjet erotike që kanë menduar. Ervisi i thotë në këtë pikë se ata të dy duhet të flenë bashkë në darkë, por ajo i përgjigjet se nuk do flejë me Visin, sepse ai është mistrec i vogël. Gjithashtu ajo thotë se nuk do të flejë as me Polin, edhe pse ai i pëlqen fizikisht dhe e tërheq. Ildës nuk i ka pëlqyer pasiguria e Polit.
Çimi i thotë Julit dhe Besës se Arbri nuk bëri mirë që fjeti me Ildën në sy të gocave. Ato nuk komentojnë, por Çimi këmbëngul se Arbrit tani që iu dha mundësia e bëri këtë gjë, pasi sipas Çimit ai "do të shiste edhe babën" për një femër. Ai e bën këtë batutë duke dalë nga kuzhina, kur është duke ardhur Ilda. Ajo i gjen Çimin dhe Visin në kopsht, duke ngrënë mëngjesin dhe aty rihapet tema e sulmeve ndërmjet banorëve.