Kurban Bajrami, Nishani uron besimtarët

Presidenti Bujar Nishani
TIRANE- Presidenti i vendit ka uruar sot gjithe besimtaret myslimane per festën e shenjtë të Kurban Bajramit. Permes nje mesazhi Nishani e ka quajtur diten e sotme, dite qe shënon një moment solemn për çdo besimtar mysliman në shprehjen e cilësive më të larta të Islamit!
“Festa e sotme është një pjesë integrale e trashëgimisë shpirtërore të popullit tonë, ku, me tolerancën dhe harmoninë ndërfetare që na karakterizon në shekuj, ne i përcjellim njëri-tjetrit urimet më të ngrohta e të ndjera për mbarësi, mirësi e begati në familje, në jetë”- thuhet ne mesazhin e Nishanit.
Sipas kreut te shtetit, “ky është një tregues i përkushtimit për vlerat më të larta njerëzore, çfarë na fisnikëron si popull, promovon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në shoqëri, si dhe konsolidon përpjekjet tona të përbashkëta për një të ardhme të ndritur, për një të ardhme, të cilën ne e shohim të projektuar si pjesë e familjes së madhe evropiane, tek e cila afrohemi me vlera dhe trashëgimi kombëtare dinjitoze”.