Patozi Opozita te mos bllokoje statusin
Në përfundim të seancës plenare të së mërkures kryetari i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi, vendosi edhe njëherë në qendër të debatit kuvendor miratimin me 3/5 të ligjeve, të mbetura ende si detyrime në plotësimin e rekomandimeve të BE-së për marrjen përfundimtare prej Brukselit të statusit të vendit Kandidat.
Patozi argumentoi kërkesën e tij edhe me faktin se festa më e mirë për 100 vjetorin do të ishte pikërisht miratimi i statusit dhe jo debati i pakuptimtë se ku do të ngrihet flamuri apo sa flamurë do mbushin qytetet. Ruçi, në emër të deputetëve të opozitës foli kundër miratimit të këtyre ligjeve, pa u zgjidhur ajo që tashmë njihet si çështja e qarkut të Fierit. Ai kërkoi që mazhoranca mos i trajtojë deputetët opozitarë thjesht si numra, por të kërkojë kontributin e tyre, se pari në komisione.
Të ndarë edhe për mënyrën si do të kremtohet dita e shpalljes së pavarësisë, Ruci tha opozita do të jetë në Vlorë për të nderuar vendin dhe personalitetet që ngritën flamurin e pavarësisë me 28 nëntor, ndërsa kreu i grupit demokrat tha se duhet punuar që kjo ditë të festohet nga të gjithë.
Pas fjalës së dy kryetarëve të grupeve parlamentare, kryetarja e kuvendit, znj. Topalli, u shpreh se akti i pavarësisë, si proces sigurisht që duhet përkujtuar e festuar, por është shumë e rëndësishme që të vlerësohen ata që janë baballarët e kombit duke bërë një paralelizëm me figura të tilla të SHBA.