Kurban Bjrami mbledh sot besimtarët myslimanë
Tiranë - Kurban Bajrami ka mbledhur sot që në orët e para të mëngjesit besimtarët myslimanë në sheshin Dëshmorët e Kombit për të kryer lutjete kësaj feste.
Drejtuesi i kësaj lutjeje ka qenë kreu i Komunitetit Mysliman Selim Muça, i cili bashkë me qindra qytetarë dhe klerikë myslimanë është falur dhe ka uruar një festë të mbarë.
Festa e Kurban Bjramit është një festë sacrifice dhe durimi, dhe me rastin e saj theret një qingj për kurban dhe iu ndahet të varfërve. Gjithashtu kjo festë simbolizon paqen, dashurinë dhe harmoninë në shoqëri.
Ndërkohë në rreth 3 milion pelegrinë janë drejtuar në drejtim të Mekës për të marrë pjesë në ritin që konsiderohet si një obligim që të gjithë myslimanët dhe që duhet ta kryejnë të paktën një herë në jetën e tyre. Pelegrinët kanë kryer shtatë rrotulime përreth Kaba- së, në të kundërt me akrepat e orës.
Shkrime të tjera me interes: