Kurban-i në turqisht, Rama: E vërteta ime. Rishkrimi i historisë do kurajo
Tiranë- Libri Kurban është e vërteta e Edi Ramës e hedhur përmes rreshtave. Kështu e ka cilësuar kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët me rastin e përkhtimit në gjuhën turke dhe italiane të Kurbanit.
Kam qenë i vërtetë me njerëzit me veten, të vërtetën njerëz të ndryshëm e tregojnë ndryshe dhe kjo është e vërteta ime, për të tjerë ka një të vërtetë tjetër por unë flas të vërtetën time,- tha Rama para gazetarëve.
Sipas Ramës politika ka nevojë për artin e jo arti për politikën.
Rama tha se libër gjenden zanafilla e çdo gjëje edhe ajo me Ilir Metën. Potrete të vërteta,-tha Rama. Kreu i selisë rozë iu përgjigj edhe akuzave të PD-së se nuk ka paguar taksat mbi shitjet e librit.
Nëse sdo të paguaja taksat Arlinda do të kishte marrë gjobë se ka bërë një pjesë të shpërndarjes. Xhandarët e taksave marrin urdhrin që të vërtetojnë që kjo ska ndodhur. Filloi nga urdhri ky duhet të dalë armik, krijoni provanxirrini dëshmitarë. Nuk nisen nga faktet,-tha Rama duke theksuar se nuk ka shkruar nën censurë.
Edi Rama duke folur për vizitën me kryeministrin turk Erdogan tha se nuk ka asnjë mesazh për të lidhur me protestat e fundit në vendin ballkanik. Po më jepni një rëndësi që unë se kam,-tha Rama.
I pyetur nga gazetarët nëse do të rishikojë historinë e Shqipërisë mbi pushtimin turk, Rama tha se duhet kurajo e madhe për të prekur tela kaq të thellë të shpirti të një populli.
Prekja e këtyre telave nuk sjellnejse. Krishterë apo mysliamnë është çështje që lidhet me besimet e secili është i lirë të ndihet i tillë apo i atillëne shqiptarëve na duhet të mos harrojmë asnjëherë se disponojmë një pësuri që të tjerët do të ëndërronin ta kishin,-tha Rama.