Kurbani Bajrami, besimtarët festojnë në të gjithë vendin
Të gjithë besimtarët myslimanë anembanë Shqipërisë kanë falur sot namazin për festën e Kurban Bajramit apo siç njihet ndryshe Bajrami vogël. Festa e Kurban Bajramit njihet si një festat më të rëndësishme për besimtarët myslimanë, i cili zgjat tre ditë. Në Tiranë besimtarët myslimanë ashtu si dhe një vit më parë janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të kryer faljen e namazit.
Kurban Bajrami ka të bëjë me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim. Kjo sakrificë është prerje e një kafshe (dele, qengj ose cjap) si kurban. Sipas rregullave kjo kafshë duhet të jetë së paku një vit i vjetër. Gjatë ditëve të kësaj feste myslimanët të cilët kanë mundësi financiare flijojnë kafshë në emër të Allahut dhe një pjesë nga mishi i tyre ua dhurojnë të varfërve.
Pas faljes së namazit të festës dhe pas sakrificës së kafshës, sipas Kuran-it, mishi duhet të ndahet në tri pjesë: Një pjesë për të varfrit, një pjesë për të afërmit dhe fqinjët dhe pjesa e fundit për familjen tënde. Për këtë festë të gjithë besimtarët vishen me rrobat më të mira që kanë dhe vizitojnë njëri tjetrin. Në kuadër të organizimit festiv, Komuniteti Mysliman mirëpret drejtuesit e lartë të shtetit të cilët përcjellin urimet e rastit.