E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukraina e përçarë në votime, Lindja “kundër” Perëndimit

25-10-2012 / Gazeta 55

Para zgjedhjeve politike të së dielës, Ukraina është një vend që është ndarë në dy pjesë. Në lindje të vendit, në Donetsk, ku është dhe bastioni i presidentit Viktor Janukoviç dhe i partisë së tij të rajoneve, që e deklarojnë fitoren gati të sigurt. I vetmi faktor i panjohur është se sa do të jetë avantazhi ndaj një opozite tashmë të konsoliduar. Mbështetësit e presidentit shprehen të kënaqur nga politikat e qeverisë. Ata mendojnë se ajo që ishte për tu bërë është bërë, duke filluar nga infrastrukturar, shkollat, aeroportet dhe rrugët. Por ka dhe nga ata që shprehin pakënaqësinë, pasi pensionet e vogla i detyrojnë të punojnë edhe pas moshës 70 vjeç. Por në perëndim të vendit, kanë një vështrim më kritik për sa i përket punës së partisë së Janukoviç. Njerëzit këtu janë pro Evropës dhe pro perëndimit dhe jo vetëm në këndvështrimin gjeografik. Por është dhe një palë e tretë që mendon se pavarësisht se kush do fitojë në zgjedhje nuk do të ketë asnjë ndryshim. Analistët mendojnë se nuk ka të bëjë vetëm me fatalizmin apo me apatinë. Një nga problemet më të mëdha në vend është korrupsioni. Transparency International e rendit Ukrainën ndër vendet e para të klasifikimit special për vendet më të korruptuara në vend. Sipas tyre asnjë rezultat në këto zgjedhje nuk do të sjellë një ndryshim të madh për vendin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›