Kurbin, 2 në pranga për grabitje me dhunë
Arrestohen dy persona për grabitje me dhunë. Mbrëmjen e sotme policia e Kurbinit ka vënë në pranga dy persona pasi akuzohen për grabitje me dhunë, përkatësisht shtetasit Damjan Prela dhe Ervis Alia, të dy nga Mamurrasi.
Sipas bluve të Kurbinit arrestimi i tyre u bë pasi dy shtetasit akuzohen se kanë grabitur një familje te kryqëzimi i rrugës së "Kombit" në Milot. Familjarët ishin duke udhëtuar me automjet, kur janë sulmuar nga dy të arrestuarit. Ndërkaq materialet i kaluan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.