Vlore digjen siperfaqe te tera me ullinj rrezikohen biznese
Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e se martës kodrat në afërsi të fshatit Bestrovë të Vlorës, rreth 5 km nga qyteti. Zjarri ka prekur kodrat e mbjella me ullinj, por edhe pemë të llojeve të tjerë, ndërsa raportohet se rrezikohen edhe biznese aty pranë. Në vendngjarje ndodhen katër automjete e zjarrefikëse dhe një numër i madh efektivësh të policisë për mbrojtjen nga zjarri, të cilët janë duke luftuar me flakën, e cila përhapet me shpejtësi si pasojë edhe e erës, që ka nisur dhe vështirëson dominimin e flakëve. Deri tani janë shkrumbuar rreth 1.5 hektarë sipërfaqe e mbjellë me ullinj të vjetër. Përveç zjarrit në Bestrovë, një tjetër vatër e rëndë ka qenë edhe në fshatin Dukat, rreth 35 km nga qyteti.
Drejt përmirësimit të plotë është situata nga zjarret në Elbasan. Vatra e fundit ka qenë në fshatin Trashovicë në Gramsh, e cila është shuar pas angazhimit të forcave. Aktualisht në Elbasan nuk ka asnjë problem me zjarret. Mustafa Arapi, shefi i Shtabit të Emergjencave në Elbasan, thotë se janë marrë të gjitha masat për parandalimin e dhe fikjen zjarreve.
Në Qarkun e Shkodrës janë ndaluar 16 persona të dyshuar si zjarrvënës të qëllimshëm. Më problematike situata paraqitet në rrethin e Pukës me 8 vatra zjarri aktive, në komunen Qafë-Mali dhe në komunën Blerim. Zjarre në vazhdim, por që duken të jenë nën kontroll janë në Malin e Krrabit, në komunën Qelëz dhe në Qafën e Sharrit.
Në Qarkun e Korçs, gjithashtu situata është në përmirësim. Pas operacioneve nga ajri, janë shuar plotësisht zjarret në Voskopojë, ndërkohe që po punohet për shuarjen e zjarreve në Dardhë dhe në Bosdovec. Të gjitha vatrat e zjarrit në Korçe janë të izoluara. Edhe në qarkun e Peshkopisë, ndonëse ende ka vatra aktive, shumë prej tyre janë shuar ose janë nën kontroll. Në zonën e Lurës dhe të Selishtës vazhdojnë të jenë ndezur 5 vatra zjarri, kurse në Bulqizë të katra vatrat janë drejt shuarjes.
Në Qarkun e Kukësit situata nga zjarret është vënë nën kontroll të plotë, ndërkohe po punohet për shuarjen e tyre. Ende më problematike paraqiten zonat në Kalimash, Koretnike, Lekbibaj, Markagegaj. Nuk ka patur dëme në banesa, ndërsa në fund të operacioneve, pritet të dalin edhe shifrat e dëmeve në pyje.
Flakët përfshinë edhe faqen e malit të Sopotit, ku ngrihet Kalaja e Borshit (ose Kalaja e Sopotit siç njihet në histori), mbi një kodër të fshatit Borsh, 500 m mbi nivelin e detit dhe daton rreth shekullit IV-III p.k. Kodra e Sopotit, mbi të cilën ngrihet kalaja, ndodhet në Veri të fshatit Borsh dhe ne perëndim të Fterrës, zonë e gjelbëruar. Flakët përfshinë pikërisht këto tarraca shkëmbore natyrale, ku duken një sërë tepricash të godinave mesjetare. Zjarrfikësit për shumë orë bashkë me banorët punuan për shmangien e rrezikut nga përhapja e zjarrit nga era dhe shmangien e rrezikut të djegies së shtëpive në rrezë të kodrës.
Nga komunarët në Lukovë edhe pse nuk janë ndarë me kontrata ligjore kullotat, zjarri komentohet i qëllimshëm.
Në 24 orët e fundit flakët i shfaqen në faqen e malit, ku ngrihet qyteti antik i Finiqit si dhe në Brajlat fshati fqinj me manastirin e Mesopotamit. Për shumë orë dhe të favorizuara nga era, flakët kanë përfshirë kullota dhe ullinj duke kërcënuar mjediset arkeologjike.
Flakeve nuk u ka shpëtuar as kurora natyrore e rrepeve të Karahaxhit, ku nga një zjarr i pakujdeshëm për djegien e mbeturinave u shkrumuan drurët shekullorë.