Sherr në një kazino në Tiranë, plagoset roja

Plagoset roja e një kazinojë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të “Shkollës së Bashkuar” në kryeqytet, ku sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes persona të armatosur dhe me armë kanë hyrë në një kazino dhe kanë plagosur rojen dhe më pas janë larguar me një sasi parash.
Por menjëhërë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policise, të cilat bënë me dije se ngjarja e ndodhur në kazino nuk është grabitje, por një sherr mes klientëve dhe rojes së kazinosë. Ndërkohë ekspertët do të jenë ata që pas përfundimit të hetimit do të zbardhin këtë ngjarje, nëse është grabitje apo vetëm një sherr, i cili më pas ka përfunduar me marrjen e parave nga kazinoja.