E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, arrestohet për zjarrëvënie me dashje 62-vjeçari

Policia e Tepelenës ka arrestuar një 62-vjeçar për zjarrvënie me dashje. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Mehmet Keqaj, lindur dhe banues në fshatin Koshtan të komunës Qesorat të rrethit Tepelenë.
 

Sipas policisë 62-vjeçari më datën 28.08.2012, rreth orës 17.30 , në vendin e quajtur "Mbrete e shkurtër", në afërsi të fshatit Kamçisht të komunës Qesorat të rrethit Tepelenë, i ka vënë zjarrin kullotës, me qëllim rigjenerimin e saj.
 

Si pasojë e erës së fortë zjarri i ka dalë nga kontrolli duke u përhapur në një sipërfaqje të madhe duke djegur rreth 80 hektarë pyll e kullotë.
 

Gjithashtu si pasojë e erës së fortë zjarri ka përfshirë disa parcela të mbjella me ullinj dy tre -vjeçarë , dhe pemë të tjera frutore ,ku janë djegur rreth 950 rrënjë ullinj, 340 rrënjë fidanë Qershi dhe 320 rrënjë fidanë bajame, pronë e banorëve të fshatit Kamçisht të Komunës Qesort Tepelenë.
 

Zjarri ka rrezikuar edhe disa parcela të tjera me ullinj , po falë ndërhyrjes së banorëve të zonës dhe punonjësve të policisë Tepelenë me mjete rrethanore pasi zjarrfiksja nuk ka shkuar për mungesë rruge , është bërë e mundur që të shpëtohen parcelat e tjera me ullinj dhe pemë frutore.
 

Menjëherë policia ka bërë të mundur arrestimin e 62-vjeçarit I cili akuzohet për veprën penale "Shkatërrimit të Pronës me zjarr".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›