Zjarr në Mirditë, përfshihet nga flakët masivi me pisha
Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe me pisha në fshatin Bulçarrë të Mirditës. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë 2 zjarrfikëse për shuarjen e flakëve, ndërsa raportohet se era dhe terreni i vështirë po favorizojnë përhapjen e flakëve të zjarrit. Mësohet se përhapja e zjarrit ka vënë në rrezik dhe dy zjarrfikëset që ndodhen në vendngjarje.
Ndërkaq më herët Ministria e Brendshme në një njoftim për mediat informoi se situata e zjarreve në vend mbetet ende problematike, me 31 vatra aktive në gjithë territorin pavarësisht përpjekjeve dhe operacioneve të ndërmarra nga toka dhe ajri.