E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbin, 5-ishzyrtarë në hetim abuzuan me detyrën

TIRANE- Ish drejtori i Zyrës Vendore të Punësimit në Kurbin dhe 2 ish specialistë të kësaj zyre si dy shtetas të tjerë janë në hetim pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë vitit 2008 dhe 2009 kanë krijuar dosje fiktive të papunësisë për rreth 85 persona.

Në një njoftim për shtyp të shpërndarë nga prokuroria e  Përgjithshme mësohet se në hetim janë “Gentjan Rukaj, ish drejtor i i zyrës vendore të punësimit Kurbin, Mirjeta Frrokaj me detyrë ish speciliste e pagesës së papunësisë, Bledar Cufaj, me detyre ish specialist i shërbimeve në këtë zyrë. Të akuzuarit kanë ushtruar detyrën e tyre në zyrën e punësimit në Kurbin nga fundi i vitit 2007 deri në Maj te vitit 2009."Në pranga kanë përfunduar dhe Klaudiana Rasha me detyre arkiviste ne Zyren Rajonale te sigurimeve shoqerore Lezhe dhe Gjon Sevgjini, punonjes i postes Laç

Ata akuzohen për kryerjen veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, ne bashkëpunim “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i akteve të gjëndjes civile”, parashikuar nga nenet 135/25, 248, 186 dhe 191 I K.Penal.

Prokuroria informon se procedimi penal ishte regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin më 18.08.2009, pasi media kishte denoncuar për disa shkelje në Zyren Vendore te Punësimit, Kurbin. Menjëherë kanë nisur veprimet hetimore nga Oficerë të Drejtorisë së Policisë qarkut Lezhe dhe më pas nga Oficerëve të Policisë gjyqësore të seksionit te Prokurorise se Rrethit gjyqesor Kurbin.

“Nga kryerja e këtij aktiviteti, gjate hetimit deri tani është provuar se personat e mesipërm i kane shkaktuar nje dem ekonomik shtetit në shumën prej 6 000 000 lekë të reja, të përfituara nga ana e tyre.

Si funksionoi vjedhja
Sipas prokurorisë Gentian Rukaj, drejtor i zyrës vendore të punësimit Kurbin së bashku me dy specialistë të kësaj zyre, Mirjeta Frrokaj me detyre speciliste e pageses se papunesisedhe Bledar Cufaj, me detyre specialist i shërbimeve në këtë zyrë krijuan dosje fiktive të papunësisë për 85 persona. Prokuroria thotë se këta persona qe nuk ekzistonin dhe nuk kishin paraqitur kërkesë për përfitim të pagesës së papunësisë. Pasi janë bërë kuponat e pagesës së papunësisë tre të lartëpërmendurit kanë xhiruar lekët e pagesës së papunësisë tek zyra e postës Laç, ku bëhej dhe shpërndarja e pagesës së papunësisë. Këtu drejtori i zyrës së punësimit Gentjan Rukaj, ka krijuar një lidhje me punonjësin e postës Laç, Gjon Sevgjinaj i cili ka bërë të mundur që tek listëpagesat e borderove të personave fiktivë të nenshkruanin persona të tjerë, ku mes tyre dhe vete shtetasit Mirjeta Frrokaj, Bledar Cufaj, ndërsa gjithë vlerat monetare janë përfituar nga personat e mësipërm. “ Nga kryerja e ketij aktiviteti, gjate hetimit deri tani eshte provuar se personat e mesiperm I kane shkaktuar nje dem ekonomik shtetit ne shumen prej 6 000 000 leke te reja, te perfituara nga ana e tyre”
Gjatë hetimit ka rezultuar se shtetasja Klaudiana Rasha, me detyrë arkiviste në Zyren Rajonale të sigurimeve shoqërore Lezhe, ka ndihmuar shtetasin Gentjan Rukaj dhe Mirjeta Frrokaj që të administronte në arshive, lista të personave dosjet e të cilëve janë fiktive, sikur gjoje kane qenë të siguruar më parë pranë disa firmave që ushtrojnë aktivitete të ndryshme, të gjithë këto akte të falsifikuara, me qëllim fshehjen e të dhenave për kryerjen e veprave penale.

Prokuroria e Përgjithshme informon se më 27 korrik mbi kërkesën e Prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit “arrest burg”, ndaj Gentjan Rukajt, 30 vjec, Mirjeta Frrokajt 23 vjece, dhe Bledar Cufajt, 30 vjec, si dhe Gjon Sevgjini 44 vjec ndërsa është dhënë masa e arrestit shtëpi për Klaudiana Rashan 29 vjece.

Ne njoftimin per shtyp thuhet se hetimet po perqendrohen dhe ndaj personave te tjere qe dyshohet se kane falsifikuar dokumente dhe akte te cilat jane perdorur nga personat e mesiperm per kryerjen e veprave penale dhe perfitimin e pagesave te papunesise per persona fiktive.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›