E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestë në Deçankërkohet lirimi i Haradinajt

DECAN- Me nismë të kryetarit të Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, të premten është paralajmëruar një marshim protestues të të gjithë nëpunësve dhe zyrtarëve të tjerë të Komunës së Deçanit, për të shprehur pakënaqësinë dhe indinjatën me vendimin e Dhomës së Apelit të TPI-së, për rigjykimin e ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe njëkohësisht do të kërkohet lirimi sa më i shpejtë i tij.

Manifestimi do të jetë i karakterit të një shëtitjeje të qetë, duke nderuar sakrificën e njerëzve të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, me vënie lulesh në bustet dhe përmendoret e të rënëve të UçK-së në sheshet e Deçanit.

Njoftohet se manifestimi nis në orën 12:00, kur kryetari i Komunës së Deçanit dhe të gjithë nëpunësit tjerë, të veshur me bluza me simbolin e kampanjës në mbështetje të Haradinajt, do të nderojnë te shtatorja e Heroit të Kombit, Luan Haradinaj, në sheshin qendror të qytetit, për të vazhduar më pas te shtatoret e të rënëve të tjerë në këtë qytet.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›