E Diel, 1 Nëntor 2026

Riberi tregon nëgjykatë netët e"nxehta" me Zahian

PARIS- Po, kam kryer raporte seksuale me Zahian. Frenk Riberi ka treguar dje disa nga detajet e skandalit seksual me prostitutën e mitur me origjinë nga Maroku, duke zbuluar edhe skena të tjera më të rënda. Gjithçka ka ndodhur në prillin e vitit 2009 në Mynih dhe është organizuar nga Kamel R, një mik i Riberisë që tashmë është nën hetim. "Ai organizoi udhëtimin, hotelin, taksitë. Por, pagova gjithçka unë", tregon futbollisti francez i Bajernit. "Zahia erdhi me një vajzë tjetër", shton Riberi. Benzema ndërkohë ka mohuar gjithçka për raporte me Zahia Dehar, prostitutën tashmë 18-vjeçare. Sa i përket Riberisë, Kamel R. ka bërë pagesën, ndërsa lojtari i Bajernit e ka rimbursuar me para në dorë, duke treguar se me dy prostitutat ata kanë bërë një orgji.
"Pagova me para në dorë në mënyrë që gruaja ime të mos e kuptonte, - ka shpjeguar francezi. - Kamel dhe unë bëra seks me të dyja vajzat. Shkëmbyem partneret gjatë natës dhe pastaj i lamë dhe shkuam në shtëpi me Kamelin", shton ai. Dy prostituteave, Riberi u ka dhënë nga 100 euro dhe jo nga 700, siç ka pretenduar Zahia. "Kjo është false, ajo gënjen", tha Riberi. Të njëjtën shumë, përveç parave për taksi dhe fluturimeve me avion, francezi ia ka dhënë vajzës edhe për natën e dytë dhe të tretë të kaluar së bashku. "Më duhej të paguaja avionin, hotelin, restorantin. Më kishte kushtuar shumë", tregon Riberi. Në lidhje me moshën e Zahias, mesfushori i Bajernit këmbëngul se nuk dinte asgjë. "Nëse do ta dija se ishte minorene nuk do të kisha kryer kurrë raporte me të", deklaron Riberi. Ndërkohë, një qëndrim krejt tjetër nga Karim Benzema, i përfunduar gjithashtu nën akuzë për raporte seksuale me të mitura. "Unë nuk kam folur kurrë me të, nuk ma kanë prezantuar", ka thënë sulmuesi i Realit të Madridit. "Nuk e njoh fare këtë vajzë", ka shtuar ai në seancën e marrjes në pyetje më 20 korrik. "Po atëherë, përse vajza thotë të kundërtën?", ka qenë pyetja e hetuesve.

"Nuk e di, ndoshta për të dalë në televizion, për të tërhequr vëmendjen e shtypit. Nuk është problemi im ky. Në çdo rast, unë e di se nuk e kam prekur kurrë", është përgjigjur Benzema. Sulmuesi i Realit dhe Frenk Riberi akuzohen se kanë kryer raporte seksuale me prostitutën Zahia Dehar, e cila ka qenë minorene, vetëm 16 vjeçe, në atë kohë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›