E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbin, 50 familje në fshatin Miliskaj në varfëri

U larguan nga vendi i lindjes për një jetë më të mirë por vijojnë që të përballen me të tjera vështirësi. 50 familje nga Kukësi kanë zbritur në fshatin Miliskaj të Kurbinit pas përmbytjeve të shtëpive nga liqeni i Fierzës vite më parë por edhe aty janë hasur me probleme të shumta. Rruga që të dërgon në këtë fshat i cili ndodhet në bregun e lumit të Ishmit është tërësisht e amortizuar, mungon shkolla dhe qendra shëndetësore. Banorët shprehen se prej kohësh në këtë zonë nuk janë bërë investime.
Banorët e fshatit Miliskaj janë të rrezikuar nga shfaqja e sëmundjeve infektive për shkak të ndotjes së madhe nga ujrat e zeza pasi nuk funskionojnë kanalizimet e ujrave të zeza.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›