Kurbin, banoret ne proteste per autostraden
Kurbin- Banore te fshatrave Fushe-Milot dhe Lac, kane bllokuar dje punimet qe po kryhen per zgjerimin e autostrades qe lidh Fushe-Kurjen me Milotin. Shkak per ngjarjen eshte bere vazhdimi i punimeve pa demshperblyer banoret, per tokat qe do t'u zihen nga shtrati i autostrades. Policia ka vezhguar nga afer rrjedhjen e ngjarjeve, duke shmangur bllokimin e superstrades qe lidh Veriun me Jugun e Shqiperise, pasi banoret i jane drejtuar disa here bllokimit te rruges. Banoret paralajmeruan se nese qeveria brenda javes, nuk miraton demshperblimin e tokave dhe banesave qe u takon te shemben, do te bllokojne rrugen qe lidh Fushe-Krujen me Lezhen, duke nderprere qarkullimin e mjeteve per nje ore. Protesta e djeshme ka zgjatur per nje ore e gjysme dhe sipas Gjin Dodes, njerit nga personat qe rruga i ze rreth 6 dynym toke, atij i duhet te lere shtepine. "Per here te pare po shoh qe te nisin punimet per nje projekt dhe te mos demshperblehen pronaret. Ku duhet te shkoj une pasi te me prishet ndertesa?", thote ai. Ndersa Pjeter Sefgjini shprehet se, "jemi te bindur qe te mbrojme pronen tone, edhe sikur mbi trupat tane te kalojne ekskavatoret". Urdhri per fillimin e punimeve per zgjerimin e autostrades eshte leshuar me date 28 dhjetor 2008, nderkohe qe banoret nuk kane lene per asnje dite fillimin e punimeve ne segmentin prej 1,9 kilometrash.
A. Bushi
A. Bushi