E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembet tavani i shkolles, shpetojne 110 nxenes

Lushnje- Nxenesit e shkolles 9-vjecare ne Zhezhan te Lushnjes, kane rrezikuar jeten e tyre kur tavani eshte shembur para se te nisnin mesimin ne diten e pare te javes. Ka qene roja i shkolles qe ka vene ne dijeni Drejtorine dhe me pas jane njoftuar 110 femijet e ciklit te ulet, mosha 7-10 vjec, qe te mos shkonin ne mesim per shkak te rrezikut qe paraqitej. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare dhe autoritete vendore. Kryeplaku i fshatit Zhezhan, Leonard Dushi, eshte shprehur i shqetesuar per situaten e krijuar. "Ne shkollen 9-vjecare te ketij fshati nuk eshte kryer asnje investim prej me shume se 20 vjetesh", tha ai. Nderkohe qe nga drejtuesit e shkolles, ne bashkeveprim me prinder dhe nxenes te tre fshatrave, eshte vendosur qe te nderpritet mesimi. Mesuesit mbeshteten vendimin e drejtorit te shkolles, dhe vune ne dijeni autoritetet e komunes Allkaj per ngjarjen. Megjithese u njoftuan per situaten, asnje prej tyre nuk eshte interesuar. Por mesuesit dhe drejtori bene te ditur se nese nuk merren masat e duhura, atehere ky kontingjent nxenesish, rrezikon te mos zhvilloje procesin e rregullt mesimor.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›