E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pazari, bashkia ne sherr me Monumentet

Korce- Restaurimi i Pazarit te Korces ka perplasur degen e Monumenteve te Kultures me bashkine e Korces. Shkak mbeten tezgat e tregtareve, ku jo pak, por rreth 200 prej tyre duhet te largohen perfundimisht nga pazari tradicional, per t'u hapur rrugen projekteve dhe investimeve ne kete monument kulture te kategorise se pare. Ndonese te dyja institucionet, Monumentet e Kultures dhe bashkia, kerkojne restaurimin e pazarit largimi i tezgave i ka perplasur keto institucione. Monumentet e Kultures, kerkojne largimin e tezgave, sepse brenda ketij muaji do te filloje restaurimi i pjeses ballore te pazarit. Bashkia nga ana e saj shprehet se, investimi i Monumenteve eshte simbolik dhe ajo nuk mund te kryej largimin e tezgave vetem per nje restaurim qe nuk i kalon 5 milione leket. "Largimi do te kryet vetem atehere kur pazari t'i nenshtrohet nje restaurimi te plote", argumentoi institucioni vendor.

Investimi

Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve, ka akorduar 5 milione leke te reja per restaurimin e Pazarit te Korces, qe cilesohet per nga vlerat arkitektonike, si unikal ne rajonin e Ballkanit. Me kete fond eshte parashikuar nderhyrja ne 30 ndertesa, te cilat nga specialistet e Monumenteve te Kultures, jane vleresuar si me te demtuarat. Rikonstruksioni do te perfshije jo vetem fasadat, por edhe zevendesimin e dritareve dhe cative, pothuajse te rrenuara. Edhe pse ne dy vitet e fundit eshte nderhyre ne shumicen e ndertesave te ketij ansambli arkitektonik, per Drejtorine e Monumenteve te Kultures ne Korce, shqetesim i vazhdueshem mbeten tezgat e tregtareve. Aktiviteti ditor i rreth 200 tregtareve ambulante, qe shesin ne tezga te mbuluara me plastmase, e ka kthyer pazarin ne nje treg te rendomte industrial, duke bere qe te humbe vlerat si Monument Kulture. Kreu i kesaj Drejtorie, Dhori Theodhori, thote se "tregtia neper tezga ne nje Pazar si i Korces, qe cilesohet si unikal ne Ballkan, duhet te mos lejohet nga bashkia". Ai i kerkoi vendoreve, qe te nderhyjne per te larguar sa me shpejt tregtaret ambulante. "Ky vend duhet kthyer ne nje ambient te vizitueshem per turistet, pasi gjendja aktuale eshte tejet skandaloze", tha Theodhori.

Bashkia

Por bashkia e Korces ka kundershtuar kerkesen e Drejtorise se Monumenteve te Kultures, per largimin e tregtareve ambulante nga pazari. Kreu i saj Niko Peleshi, tha se "Bashkia nuk mund te marre persiper te largoje tezgat nga pazari, ne qofte se ai nuk i nenshtrohet nje investimi serioz per ta kthyer ne identitet". Sipas numrit nje te institucionit vendor, investimi prej 5 milione lekesh nga Ministria e Kultures, nuk eshte i mjaftueshem per nje iniciative te tille. "Gati 60 per qind e tregtise ambulante eshte perqendruar ketu. Pazari i Korces eshte perfshire edhe ne nje projekt te KE-se, per restaurimin e plote te tij, investim qe kap vleren e 10 milione eurove", tha Peleshi. Sipas baskise, vetem ne nje investim te tille do te ndermerrej aksioni per pastrimin e pazarit nga tezgat dhe caktimi i tyre ne nje vend tjeter.

Daniela Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›