E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi në Samitin e Evropës Juglindore

 

Tiranë- Presidenti i Republikës, Bamir Topi i shoqëruar nga zonja e parë, Teuta Topi niset në krye të delegacionit zyrtar shqiptar për të marrë pjesë në Samitin e shtatë të Krerëve të shteteve të Evropës Juglindore. Samit, që do të zhvillohet në Athinë më 13-14 qershor.

Sipas burimeve zyrtare të Presidencës, kreu i shtetit shqiptar do t’i adresohet me një fjalim seancës plenare të Samitit, temë kryesore e të cilit është diskutimi dhe shkëmbimi i mendimeve rreth “Pikëtakimeve ndërkulturore të rrugëlundrimeve në det, lumë dhe liqen të Evropës Juglindore”.

Presidenti Topi pritet të takohet dhe të zhvillojë bisedime me Drejtorin e Përgjithshëm të UNESCO-s, Koiçiro Macura me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës Terri Dejvis si dhe me homologë nga rajoni.

Samiti organizohet nën kujdestarinë e Presidentit të Republikës së Greqisë Karolos Papulias dhe Drejtorit të Përgjithshëm të UNESCO-s, Koiçiro Macura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›