Kurbin, mbytet në një kompleks pishinash 15 vjecari
KURBIN- Një 15-vjecar është mbytur në një kompleks pishinash. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrethin e Kurbinit mesditën e sotme rreth orës 16:30, ndërsa mësohet se adoleshenti ka qënë i shoqëruar nga familja.
Së bashku me ta, ai po pushonte në këtë kompleks, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e mbytjes. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet, ndërkohë që ka bërë publike inicialet G.Gj të viktimës.
Ky është rasti i parë i mbytjes në një kompleks pishinas gjatë këtij sezoni. Ndërsa në det janë mbytur në total 9 persona. Viktima e fundit ishte një 19-vjecar nga Vora, i cili u mbyt në plazhin e Durrësit mesditën e së dielës (dje).
(m.a/BalkanWeb)