Kurbin, mijëra pelegrinë në kishën e Shna Ndout

Mijëra vetë kanë marrë pjesë në peligrinazhin e pervitshëm te Kisha e Shna Ndout, në rrethin e Kurbinit. Besimtaret kanë nisur të popullojnë të gjthë vendin përreth kishës dhe vendin e shenjtë që në orët e para të mengjesit të së shtunës dhe kanë qëndruar aty gjatë gjithë natës, duke ndjekur edhe ritualin e lutjeve të tyre. Me shpresën se Shena Ndou do u plotësojë deshirat e tyre, pelgrinet kane vazhduar ritualin e lutjeve duke sfiduar edhe temperaturat e larta. Shtimi i fluksit te pelegrineve ne kete kishe ka bere qe Drejtoria e Shendetit Publik Kurbin te hape edhe nje pike urgjence ne afersi te kishes per t’u ardhur ne ndihme edhe peligrineve ne raste problemesh. Deri në orët e mëngjesit kanë marrë ndihmën mjekësore mbi 120 veta të cilët kanë paraqitur edhe komplikacione të ndryshme si pasojë e mbipopulllimit në ambientet rreth e rrotull kishës.
...