Kurti sot në gjyq: Nuk e njoh EULUX
PRISHTINE-Albin Kurti deklaron në seancën e sotme gjyqësore se nuk e njeh EULEX dhe procesin gjyqësor të filluar nga ky mision ndaj personit të tij.
Seanca ka nisur në orën 10:00 të ditës së sotme në Gjykatën e qarkut në Prishtinë.
I arrestuar dy dite me pare, Kurti është duke u gjykuar pa praninë e avokatit të tij mbrojtës, për shkak se ai nuk ka pranuar asnjë prej tyre.
Në fjalimin e tij të gjatë, të cilin e ka shpërndarë para pak çasteve Lëvizja “Vetëvendosje”, Kurti ka deklaruar edhe një herë se nuk e njeh EULEX-in dhe procesin gjyqësor të filluar nga ky mision. “Mua nuk mund të më ofrohet një gjykim i drejtë brenda këtij sistemi. Veprimtaria ime është në kundërshti të drejtpërdrejtë me interesat e EULEX-it për të siguruar pushtetin e vet”, citohet të ketë thënë Kurti.
Ndërkaq lideri i “Vetvendosje” është liruar nga 2 akuza nga 3 të tilla që prokuroria kishte ngritur më parë. Ndërsa kohë më parë i është hequr një tjetër, në seancën e sotme gjyqësore, trupi gjykues e ka liruar Kurtin edhe nga akuza e dytë, ajo për "Tentim për shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm".
Përveç kësaj, ndryshe nga seancat e tjera, kur nuk i është mundësuar të lexojë fjalimin tij, në seancën e sotme, trupi gjykues ia ka mundësuar Kurtit të flasë.
“Populli i Kosovës ka jetuar tepër gjatë nën shtypje dhe nën sundim të huaj. Ne duam liri, jo shtypje më të sofistikuar. Ne duam drejtësi dhe vetëvendosje, e jo një tjetër pushtet që shtyp të drejtat tona. Akuzat kundër meje kanë të bëjnë me një demonstratë jo të dhunshme për vetëvendosje dhe për t’i dhënë fund sundimit ndërkombëtar”, është shprehur Kurti në seancën e tij gjyqësore.
Duke u bazuar në këtë fjalim të shpërndarë të “Vetëvendosje”, Kurti ka dhënë edhe vërejtjet e tij ndaj panelit të gjyqtarëve. “Duke e rifilluar këtë rast ju e mbështetni padinë politike kundër meje që është absurde nga ana ligjore, dhe synimet politike të këtij procesi. Ju tregoni sheshit se EULEX-i ka qëllim të njëjtë për rastin si UNMIK-u: mbytjen e zërave kundërshtues, kriminalizimin e rezistencës politike paqësore dhe izolimin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, opozitën e vetme, jo të dhunshme ndaj EULEX-it në Kosovë”, citohet të ketë deklaruar Albin Kurti.
Sipas tij, ky rast është iniciuar nga UNMIK-u për t'i ikur përgjegjësisë për krimet e veta, dhe ky panel e mbështet këtë objektiv duke e rifilluar rastin bazuar në padinë politike të UNMIK-ut. “Unë e kundërshtoj këtë panel, gjithashtu, sepse duke e rifilluar këtë rast ju keni shpërfillur njëmbëdhjetë muajt e mi të kaluar në paraburgim për këtë rast politik; ju keni shpërfillur shpjegimin tim të mëparshëm pse kjo padi është ligjërisht absurde dhe politike, dhe keni shpërfillur dëshminë e dëshmitarit kryesor të akuzës që kishte konfirmuar se demonstrata më 10 shkurt ka qenë e qetë dhe se unë nuk e kam inkurajuar dhunën”, ka deklaruar Albin Kurti në fjalimin e tij të gjatë.
Vazhdimi i seancës ndaj tij pritet të rinisë pak më vonë gjatë ditës së sotme.
Kurti akuzohet për organizim të demonstratës së 10 shkurtit 2007, ku si rezultat i ndërhyrjes së policisë rumune të UNMIK-ut janë vrarë dy demonstrues dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur.
(d.b/BalkanWeb)