E Diel, 1 Nëntor 2026

PS-ja, adoleshentja me minifund të kuq

Gjenerata e dytë e bllokut festoi datëlindjen. Partia Socialiste mbushi plot 19 vjeç. Partia Socialiste ka nisur të quhet kështu që nga 12 qershori i vitit 1991, duke hequr dorë nga emri Partia e Punës dhe duke reformuar programin dhe strukturat e saj. Organizmi i këtij trupi politik miturak, duhet thënë se gjatë këtyre viteve pubertet ideologjik, ka pasur shumë aksidente dhe për rrjedhojë shumë operacione kirurgjikale. Sikurse po aq e vërtetë është se zhvillimi i nakatosur psiko-emocional ka kaluar faza te ndryshme truamatik: me humbje prindërish (dhjetor-1992), revolta (mars-1997), mistifikime (qershor - 2001) dhe në fund dy dështime të suksesshme (korrik 2005 - qershor 2009). Në këtë ditë fillim botërori, politika opozitare ka hyrë në një rreth vicioz nga i cili nuk po del dot për shkak të përmbajtjes së saj (lidhje e vjetra me bllokmenët ka bërë mos qarkullimin e elitave). është e turpshme të shikosh sesi kjo parti prodhon vetëm pretenca prokurorie të rëndomta që jenë të denja nganjëherë për kronikat humoristike. Nuk po shikojmë që këta politikanë majtistë të prodhojnë ndonjë ide për daljen nga “ngërçi”, apo për përmirësimin e situatës ekonomike në vend apo për rritjen e nivelit të shërbimeve ndaj qytetareve. Përkundrazi demonizon kundërshtarin duke shtuar dyshimet dhe paranojat. Shqiptarët që simpatizojnë partinë soc-komuniste kënaqen mbrëmjeve në shtëpitë e tyre kur shikojnë çfarë bëjnë dhe çfarë thonë deputetët opozitarë çdo ditë në konferenca për shtyp, por militantë pas çdo mbrëmje e ndjejnë veten të braktisur nga politika e re. Politikanët e sotëm opozitarë nuk dëshirojnë një shtet, ku pushtetet të funksionojnë në mënyrë të pavarur e të balancuar, sipas dispozitave të Kushtetutës së vendit. Sidoqoftë është mëse e qartë se politikanët opozitarë kanë bërë të tyren sjelljet politike të trajtuara nga “Makiaveli”, si veprime dinake e mashtruese, që pas “hapjes së kutive” fshehin dhe maskojnë ambiciet për pushtet personal dhe interesa për llogari të grupeve lobiste. Me këto veprime dhe sjellje politike kemi të drejtë të formulojmë se edhe pas 20 vitesh pluralizëm demokratik, politika socialiste lëviz në trajtat e segmentit, prej “foshnjërisë politike” deri në “adoleshencën politike”. Sidomos sot, Partia Socialiste është larg standardeve të politikës europiane, të kësaj bashkësie politike e kulturore ku duam të integrohemi sa më shpejt. Mirëpo ky mentalitet i vjetër, anakronik e neveritës, është bërë sundues tek përfaqësuesit e “politikës së re” dhe mjaft evident kur kërkesat “justifikohen” me shkelje juridike dhe kërkohen zgjidhje politike.
Kuptohet vetiu, duke qenë një nxënës i dobët në palestrën e demokracisë, edhe dëftesa e saj është me notë pakaluese. Papjekuria e saj proverbiale u është theksuar më shumë me ardhjen në drejtim të një mituraku politik si Edi Rama. Karta e identiteti të tij politik ndryshon si lëkura e kameleonit për t’iu përshtatuar mjedisit dhe vapës politike. Ndonëse hyri në skenë si përfaqësuesi i “politikës së re” dhe “mesia” i demokracisë, me filozofinë e tij politike: përtej së majtës e së djathtës, Ai, sot që po shkruajmë po tregon fytyrën reale politike, atë të një makiavelisti, që me “forcën e rrugës” dhe “frontin e bashkuar të së majtës e së djathtës” do të krijojë një sistem të ri, duke joshur të varfërit, për t’i shërbyer grupit të bosëve të betonit.
Adoleshencën politike të PS-së e kanë hasur të gjithë observatorët e politikës qysh pas humbjes së zgjedhjeve të 28 qershorit dhe mospranimin e një rezultati të certifikuar nga të gjitha institucionet e rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare. Në një roman të tij shkrimtari dhe profesori i letërsisë amerikane me origjinë nga Irlanda, Frank McCourt shkruan se “adoleshentët shpesh nuk duan të dërgohen në dete të pasigurta; atyre u mjafton të dinë se kryeqyteti i Shqipërisë është Tirana”.
Nëse mund të perifrazojmë është se Edi Rama këtë ka zbuluar, Tirana është kryeqyteti i pushtetit të Shqipërisë. Por besojmë se edhe për pak kohë mund të kënaqet me këtë njohuri natyrale pasi përballja me provimet përfundimtare politike është afër, shumë afër.
Natyrisht nëse e identifikojmë PS-në me një sjellje politike prej një “adoleshenti të vonuar”, Edi Rama del qartë se është dhe mbetet simboli i kësaj politike hormonale të mbizotëruar nga epshi radikal. Adoleshenca socialiste është koha kur eunukët e politikës së re fillojnë të vendosin vetë. Njeriu ka dy jetë adoleshente e kam të dëgjuar këtë, sidomos meshkujt, në moshën normale të adoleshencës që fillon me moshën 15-vjeçare dhe më vonë, pasi kanë kaluar të 40-at, se mendojnë se po u ikën rinia, vitet kalojnë dhe i japin jetës së tyre shansin e fundit për ta jetuar atë edhe njëherë si 17 vjeçarë, por edhe kjo gjë nganjëherë lë pasojat e veta se vitet nuk i kthejnë dot mbrapsht. Fillon procesi i ndarjes nga prindërit komunistë: Hoxha, Nexhmija dhe Ramizi. Politikanët xhon-socialistë duan që të rrinë vetëm në dhomën e tyre (kërkojnë intimitet). Duan të eksperimentojnë me atë që është trend (modë) anarkist no-global. Shokët e tyre përbëjnë pjesë të rëndësishme në jetën e tyre dhe kanë ndikim të madh në vendimet e tyre. Në këtë moshë fillon edhe tërheqja ndaj seksit tjetër.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›