E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Kosovë grisen librat e Ramiz Alisë - revoltë ndaj deklaratave të tij për Masakrën e Tivarit

Në Panairin e Librit "Prishtina 2010", të premten ndodhi grisja masive e librit "Jeta ime" të Ramiz Alisë nga qytetarët e Prishtinës. Ky gjest reflektoi pakënaqësinë ndaj deklaratave të Ramiz Alisë për Masakrën e Tivarit, ku më 1945 u vranë 5000 rekrutë shqiptarë nga Kosova dhe trojet shqiptare

Të premten, qytetarët e Prishtinës që merrnin pjesë në Panairin e Librit "Prishtina 2010" që po mbahet në Pallatin e Rinisë në kryeqytetin e Kosovës, kanë grisur librin “Jeta Ime” të Ramiz Alisë - ish lider i fundit komunist në Shqipëri. E tëra kjo ka ndodhur pas deklaratave të Ramiz Alisë që i bëri kohëve të fundit, duke injoruar totalisht Masakrën e Tivarit, ku më 1945 disa udhëheqës të forcave komuniste të Shqipërisë kishin tradhtuar më se 5000 rekrutë të Kosovës dhe trojeve shqiptare dhe i kishin dërguar në kasaphanë të shkaktuar nga forcat serbo-malazeze në Tivar të Malit të Zi. Nga ky gjenocid kishin shpëtuar disa rekrutë shqiptar. Njëri prej tyre që është ende gjallë është plaku Azem Hajdini Xani (85 vjeç) nga Prishtina, i cili kohëve të fundit ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë të Tivarit dhe akuzuar drejtpërdrejt se Ramiz Alia dhe Enver Hoxha janë përgjegjësit e kësaj masakre. Dëshmitari Azem Hajdini Xani ka thënë se ish lideri komunist Ramiz Alia e ka pjesën e tij të përgjegjësisë në këtë masakër. “Ka qenë një tradhti kombëtare. Ramiz Alia duhet të tregojë për këtë masakër”, ka thënë Azem Hajdini. Azem Hajdini XANI ka shkruar disa libra për ngjarjen e 1945-s si dhe u është drejtuar disa institucioneve për të kërkuar ndriçimin e saj, por nuk ka marrë përgjigje.
G. T

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›