E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbin, në pranga një 19-vjeçar, akuzohet për vrasje

KURBIN - Policia prangosi 19-vjeçarin Elton Kola, i dyshuar për vrasjen e shtetasit Kastriot Brozi, dy ditë më parë në Laç.

Burime nga policia bëjnë të ditur se Kola u ndalua mbrëmjen e së enjtes në banesën e tij në fshatin Skuraj të Kurbinit.

Mësohet se në banesën e 19-vjeçarit është gjetur edhe arma e krimit, që për momentin përbën provën më të fortë të akuzës ndaj Kolës.

Pasditen e së mërkurës, Kastriot Brozi u qëllua në qendër të qytetit, në zbritje të autobusit të linjës Laç-Gallat. Policia arriti të identifikonte autorin falë dëshmive të personave që panë ngjarjen.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›