Lezhë, në pranga një 45-vjeçar, u kap me 2 kg kanabis në makinë
LEZHË- Policia e Lezhës ka bllokuar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në makinën e një shtetasi, në Milot të rrethit Kurbin, 2 kg bimë narkotike, dyshuar kanabis sattiva.
Në pranga është vënë drejtuesi i mjetit, 45-vjeçari Kastriot Malci, banor i zonës.
Burime zyrtare nga policia lokale, bënë të ditur sot se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e 45-vjeçarit Malci, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia e drogës, e ndodhur në karrocerinë e automjetit brenda një çante plastike, ndërsa 45-vjeçari do të hetohet nën akuzën e "prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".
(da.bo/BalkanWeb)