Kurbin, serial vjedhjesh të përcjellësve elektrikë
Kurbin- Zgjerohet harta e vjedhjeve të përcjellësve eleektrikë, duke përfshirë zona të tëra sidomos të malësisë së Kurbinit, disa fshatra të Mirditës dhe të Lezhës. Për një natë të vetme janë zhdukur mijëra metra kabuj dhe tela përcjellës elektrikë, duke lënë pa drita dhjetëra fshatra të këtyre zonave.
Ndërsa policia ende nuk ka rëndë në gjurmët e grabitësve edhe pse ka shoqëruar disa të dyshuar. Kështu një linjë eleketrike e transmetimit të energjisë nga nënstacioni i Rubikut për në Ferr-Shkopet, është vjedhur për të tetën herë brenda vitit dhe KESH është detyruar ta vendosë të re po tetë herë, dhe askush nuk është kapur.
Duket se këtë situatë të pazakontë vjedhjesh dhe grabitjesh e kanë favorizuar dhe ndërprerjet dhe kufizimet e energjisë eleketrike për orë të tëra në këto zona. Për pasojë të këtyre vjedhjeve dy fshatra në Mirditë dhe katër në atë të Kurbinit gjenden pa energji eleketrike.
Për linjën Rubik-Ferrë Shkopet është vjedhur më shumë se 1000 metra përcjellës eleketrikë. Pos fshatrave janë dhe disa bisnese të lavatriçeve që kanë mbetur pa energji elektrike si dhe lokale ndanë aksit nacional për Burrel, si dhe një kompani inertesh që punon në autostradën Milot-Rrëshen-Kukës.
Sipas drejtuesve të këtyre bisneseve çdo ditë vidhet kabull dhe përcjellës elektrik dhe shpesh herë vetë ata kanë investuar në linjat e reja, por rasti përsëritet dhe ata janë të detyruar të punojnë dhe me gjeneratorë duke hasur në vështirësi të mëdha ekonomike.