E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthimi i emigrantëve, inspektohet Kakavija

Kakavijë- Forcimi i masave për lehtësimin e pritjes dhe përcjelljes së emigrantëve që lëvizin në të dy anët e kufirit me rastin e pushimeve verore ka sjellë në stacionin e policisë kufitare të Kakavijës, zëvendësministrin e Brendshëm, Genc Strazimiri, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ahmet Prençi, si dhe zv/drejtorin e drejtorisë së Përgjithshme të Kufirit dhe Emigracionit Pëllumb Nako.

Pas inspektimeve të kryera, drejtuesit e lartë kanë deklaruar se emigrantët nuk do të hasin asnjë lloj pengese apo vonese në pikat kufitare, pasi janë marrë masa të shkëlqyera për pritjen e emigrantëve.

“Ky inspektim ka si qëllim të njihet nga afër me problematikat që shfaqen gjatë procedurave të kontrollit, si dhe të japë mbështetje për gjithë punonjësit e policisë kufitare”- tha Prençi.

Ai ka garantuar se policia e Shtetit do të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet e policisë greke, për të mundësuar lehtësimin e qarkullimit në të dyja anë të kufirit.

Pas pikës së Kakavikjës inspektimi i tyre do të vijojë edhe në Kapshticë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›