Qesh dhe inatoset, lind roboti me zemër
Një robot kukull, gjysmë jashtëtokësor. Ka një bark që fryhet kur mbushet me ajër dhe një zemër që rreh, gati prej vërteti.
Një specie mekanike që njeh fytyrat dhe i përgjigjet lëvizjeve të njerëzve. Nuk janë personazhe të “Wall-E”, film në Disney . Janë Emotibots, krijesat e para që kanë ndjesi njerëzore dhe kanë aftësi të sillen si njerëz prej mishi e kocke.
Sipas gazetës britanike “The Sun”, robotët janë prezantuar në Muzeun e Shkencave të Londrës duke tërhequr një numër shumë të madh kuriozësh, por pjesa me e madhe kanë qenë padyshim fëmijët.
Surpriza ka qenë “Heart Robot” i krijuar nga shkencëtarët e universitetit të Bristolit, në Angli, i ideuar për të eksploruar dinamikën në raportin e ndërmjetëm njeri-makinë.
Rezultati ka qenë befasues: Heart Robot, pranon përkëdheljet, qetëson muskujt të bëra prej fibrash inorganike, rrallon rrahjet e zemrës, mbyll sytë lehtë-lehtë e më pas e zë gjumi.
Nëse merr një goditje të befasishme reagon menjëherë. Holly Cave, që ka ndihmuar kërkimet e universitetit të Bristolit për të organizuar prezantimin në muzeun e Londrës është shprehur: “Heart Robot ka prerjen e një fëmije. Mund të lëvizë njësoj si fëmijët, vecse me një tjetër ritëm, di të reagojë në mënyrë të pavarur dhe nuk ka nevojë që të jetë i drejtuar për ta bërë këtë”.
Sipas tij, shumë fëmijë janë ndaluar për t’i dhënë përkëdhelje, për ta përqafuar, e për ta mbajtur në prehër. Të tjerë, e kanë trajtuar si një kukull të thjeshtë vetëm për të luajtur.
Në krah të Heart Robot ishte edhe Hexapod, një tip roboti që është në gjendje të ndjekë lëvizjet e personave që i vijnë rrotull dhe që mund të memorizojë fytyrat e tyre në databasën e tij.
“Robot me emocione dhe personalitet tashmë janë realitet”- përfundon Cave. (La Stampa)