E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau me levë 50-vjeçarin, arrestohet

Bulqizë- Vrau një natë më parë dhe ka rënë në prangat e policisë vetëm so t paradite. Burimet zyrtare të policisë së Bulqizës bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Shefki Lila, 40-vjeç, banor i fshatit Çeremet në Bulqizë.

“40-vjeçari akuzohet për vrasje me mjete të forta të një bashkëfshatari të tij pas një sherri mes tyre”- thanë burimet policore.

Nga hetimet e para mësohet se 40-vjeçari pas një sherri për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta, një levë shtetasin Vladimir Kica, 50-vjeç. Ngjarja ndodhi në orët e vona të natës dhe pas ‘përplasjes’ i dëmtuari u dërgua në spitalin e Bulqizës.

Sipas mjekëve të spitalit i dëmtuari mbërriti në gjendje të rëndë dhe me plagë të thellë nga goditja e levës. Ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pasi nuk mundi t’i rezistonte dot plagëve të marra.

Ndërkohë policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe bëri arrestimin e autorit. “Ai u ndalua në banesë dhe nuk bëri asnjë rezistencë”- thanë burimet e policisë. Mbi të rëndon akuza e vrasjes me mjete të forta dhe dosja i ka kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›