Kurbin vdes punetori i skrapit
Një punëtor që punonte në një pikë të grumbullimit të skrapit në Gjorm të Kurbinit ka humbur jetën në mënyrë aksidentale, pasi është zënë poshtë nga një masiv hekuri. Viktima është Ernest Nikolli 31 vjeç fshati Fushë-Kuqe po e Kurbinit, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme pa mundur që të marrë as ndihmën e parë. Sipas burimeve nga policia, 31 vjeçari Nikolli ka qenë duke ngarkuar një trajl me skrap, dhe gjatë ngritjes së sasisë së hekurit, vinçi ka pësuar një shkëputje duke lëshuar poshtë të gjithë sasinë e për pasojë e ka zënë poshtë të riun nga Fushë Kuqja. Masivi i madh i hekurit nuk i ka dhënë asnjë mundësi Ernest Nikollit që t’i shmanget, e për pasojë e ka zënë atë poshtë. Ekspertë të policisë dhe të prokurorisë kanë nisur një hetim në lidhje me këtë aksident në punë, që i kushtoi jetën të riut 31 vjeçar nga Fushë kuqja, pasi dyshohet se mos marrja e masave për sigurinë gjatë kryerjes së punës është bërë edhe shkak për këtë aksident.