Gjendet i vdekur ne nje fugon endacaku
Lac - Gjendet i vdekur nje endacak ne nje varreze makinash ne Lac. 55-vjecari Qemal Hasolli, me origjine nga Librazhdi dhe me banim ne qytetin e Lacit, eshte gjetur i vdekur mengjesin e djeshem. Trupi i pajete i Hasollit eshte gjendur brenda nje fugoni te prishur, ndersa nga keqyrja fillestare e kufomes eshte konstatuar se i ndjeri nuk ka pasur shenja dhune, c'ka ka cuar ne konkluzionin se ka vdekur nga asfiksia. Burime te policise konfirmojne se kufoma eshte gjendur mengjesin e djeshem rreth ores 08.30 minuta ne fugon, dyert dhe dritaret e te cilit kane qene te mbyllura plotesisht. Kjo mendohet se ka shkaktuar vdekjen e 55-vjecarit.
A. Ndoja
A. Ndoja