Vetevaret per dashurine i riu
Blerim Kore
PERMET - Nuk e linte familja qe te martohej me te dashuren e tij dhe si zgjidhje te fundit, per t'u hakmarre ndaj nenes dhe babait i ka dhene fund jetes duke u vetevarur. Vetem pak minuta para se t'i jepte fund jetes, 23-vjecari Orgert Ramadani, i kishte derguar nje mesazh telefonik te dashures se tij ne Tepelene, ku i tregonte qe po i jepte fund jetes, pasi familja nuk pranonte qe ai te martohej me te. "Do te var veten, sepse familja nuk me le qe te martohem me ty", eshte teksti i sms-se, te derguar per ate. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Piskove te rrethit te Permetit, kur ne oren 10:15 minuta, 23-vjecari eshte gjetur nga familjaret e tij, i vetevarur ne nje peme. Lajmi eshte bere i ditur nga burime zyrtare te Policise se Gjirokastres, sipas te cilave 23-vjecari, Orgert Ramadani i ka dhene fund jetes me nje litar. Ai kishte dy dite qe kishte bere sherr me familjen per kete gje. Nderkaq qe mengjesin e djeshem ka qene dhe zenka e fundit me familjaret, kur duke u larguar, Ramadani u ka thene atyre qe do te vetevritej.
Sherri
Tragjedia ne familjen Ramadani ka ndodhur mengjesin e djeshem. Policia e Permetit ka bere te ditur se, rreth ores 10:15, ka ardhur nje telefonate se, ne fshatin Piskove te rrethit Permet ne nje peme eshte gjetur i varur nje djale i moshes se re. Ne drejtim te fshatit jane nisur efektivat e policise se bashku me grupin hetimor. Ata kane gjetur 23-vjecarin Ramadani nga fshati Piskove, te vetevarur me litar, ne nje peme bajameje, ne afersi te perroit te Korites, disa metra mbi vreshtat e fshatit Piskove. I riu Orgert Ramadani ishte dashuruar me nje vajze nga Tepelena, por prinderit e tij nuk donin qe ai ta merrte per nuse, eshte thene ne deshmite e para te mbledhura nga policia, nga familjaret dhe te afermit e viktimes. Vazhdimisht gjate muajve te fundit ai kishte pasur debate me familjaret ne lidhje me kete ceshtje, por dy ditet e fundit ato ishin bere me te ashpra. I riu ishte mbyllur ne vetvete dhe ishte larguar nga shoqeria, duke rene ne nje gjendje depresionit te rende. Familjaret kane treguar per hetuesit se, keto ditet e fundit ata kishin debatuar me djalin e tyre serish per kete ceshtje. "Pas debatit te ashper i riu eshte larguar nga shtepia duke u thene prinderve se do te vriste veten", thane per "KJ", burime nga policia.
Vetevarja
Kur djali ka thene fjalen vetevrasje, babai i tij e kishte ndjekur nga pas, per ta ruajtur qe te mos i jepte fund jetes. "Ne kete situate une tentova ta ndiqja nga pas, per ta ndaluar por ai u largua me vrap dhe u fsheh mes pemeve, perreth shtepise", i ka pohuar i ati i tij, policise. Ne kerkim te djalit jane nisur dhe familjaret e tjere te te riut, me qellim qe ai te kthehej ne shtepi. Rreth ores 10:00 te mengjesit ka qene djali i xhaxhait, i cili e ka gjetur trupin e pajete te 23-vjecarit te vetevarur ne nje peme bajameje, afer perroit te Korites. Gjate hetimeve policia ka konstatuar ne celularin e tij edhe nje mesazh telefonik, drejtuar vajzes qe ai donte. "Do te var veten, sepse familja nuk me le qe te martohem me ty", mesohet te jete teksti qe ai shkruante per te dashuren e tij.
Mesazhi
"Do te var veten, sepse familja nuk me le qe te martohem me ty", eshte teksti qe 23-vjecari, Orgert Ramadani, kishte nisur ne drejtim te se dashures, pak para se t'i jepte fund jetes, duke u vetevaruar ne nje peme disa dhjetera metra larg shtepise se tij.
Parandalimi
Pas veteflijimit te te riut, policia eshte angazhuar per te parandaluar edhe ndonje reagim te mundshem tragjik te vajzes, pas marrjes se mesazhit dhe faktit qe i dashuri i saj, i kishte dhene fund jetes, pasi nuk e linin qe te bashkohej me te ne martese.
Hetimet
Policia nga hetimet e para ka arritur ne perfundimin se kjo ngjarje e rende, kishte ndodhur per shkak te gjendjes depresive, qe po kalonte i riu ditet e fundit. Pas hetimeve paraprake nga policia, materialet e ngjarjes se rende i kane kaluar Prokurorise se Gjirokastres per veprime te tjera.