E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuriri i Beogradit: Hashim Thaçi ka gjak serb

Fotoja qe shoqeron shkrimin ne gazeten serbe "Kurir"

Është e besueshme apo jo, por mediet serbe pretendojnë se kryeministri aktual i Kosovës Hashim Thaçi ka gjak serbi. E përditshmja serbe e Beogradit “Kurir”, e cila ndjek skandale dhe ka pak besueshmëri te lexuesit, shkruan se stërgjyshi i Hashim Thaçit ishte një prift ortodoks serb, që në fillim të shekullit të 20-të u konvertua në mysliman dhe e ndryshoi emrin në Jusuf.

“Kurir” iu referohet gjoja disa dorëshkrimeve origjinale që thuhet se gjenden në arkivat e kryeqytetit turk Ankara.

Siç njofton Indeksonline, lajmi është publikuar në numrin e sotëm të gazetës serbe dhe i është dhënë një vend bukur i madh në ballinën e gazetës.

Për më tepër, ato kanë bërë një fotomontazh, ku kryeministri i Kosovës është i veshur me simbolin e çetnikëve serbë, shajkaçën.

Me kësi lloj spekulimesh për kryeministrin aktual të Kosovës mbase vetëm po vazhdon tentativa për të mjegulluar edhe më shumë opinionin shqiptar, komenton portali IO.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›