Kurosawa mbi të vërtetën dhe dobësinë njerëzore
Nga krijimtaria e pasur e regjisorit japonez Akira Kurosaëa, në kinemanë e Marubit shfaqet sonte, ora 19:00, Rashômon i vitit 1950, 88 min. Ky film historik, klasik i kinemasë botërore që na çon në Japoninë e shek.12, vlerësohet si një eksplorim i shkëlqyer i së vërtetës dhe dobësisë njerëzore. Me aktorët: Toshiro Mifune, Machiko Kyo, Masayuki Mori.
Nesër, në të njëjtën orë, te Marubi, nga cikli mbi Film-Noir Spanjoll, shfaqet Në qytetin pa kufij (En la ciudad sin límites) i regjisorit Antonio Hernández, i vitit 2002, 125 min.